Në fillim të kësaj jave iu bashkangjita kabinetit të Kryetarës së Kuvendit të Kosovës, Dr. Vjosa Osmani si Këshilltare për zhvillim të qëndrueshëm dhe partneritet, kështu shkruan në një post të saj Learta Hollaj.
Ky fillim shënon edhe përmbylljen e angazhimit tim në INDEP – që përtej një vendi të punës, ishte vendi ku unë jam zhvilluar profesionalisht, kam mësuar e jam sfiduar shumë, kam bërë miq, dhe kam fituar një familje të re. INDEP-ista, FALEMINDERIT për gjithçka. Duke ju njoft shumë mirë, me shumë ngazëllim do i përcjelli sukseset tuaja tutje, që uroj sa vijnë dhe shtohen!, vazhdon Hollaj.
Me angazhimin tim të ri, do të fokusohem të përcjellë në Kuvend praktikat më të mira të cilat i kam mësuar dhe aplikuar në punën time deri me tani. Edhe pse nga një prizëm i ri, puna ime e re është vazhdim i asaj çka kam avokuar dhe në çka kam punuar deri me tani. Në baza ditore do të përkushtohem që politikat dhe ligjet në fushën e mjedisit, energjisë, dhe zhvillimit të qëndrueshëm në përgjithësi, të jënë konform praktikave dhe standarteve më të mira, e që mbi të gjitha i kontribojnë përmirësimit të mirëqenies për të gjithë ne, përfundon shkrimin e saj anëtarja e re e kabinetit të kryetares së Kuvendit të Kosovës Learta Hollaj..