Sot në Ulqin u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme e Ekipit operacional për mbrojtjen dhe shpëtimin të komunës dhe Kolegiumit të kryetarit Komunës së Ulqinit, të kryesuar nga vetë kryetari Loro Nrekiq, me qëllim marrjen e masave parandaluese në lidhje me shfaqjen e mundshme dhe përhapjen e koronavirusit, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.
Një ndër vendimet e marra ka të bëjë me një lutje për qytetarët e komunës tonë. Të gjithë qytetarëve te Ulqinit u kërkohet që për çdo dyshim në lidhje me infeksionin me koronavirusin të kontaktojnë mjekët kujdestarë – epidemiologët në numrin 068 891 035.