Pas konfirmimit të rasteve të para me Covid – 19 në vendet fqinje me Malin e Zi qytetarët dje në Ulqin i janë drejtuar supermarketeve për të blerë ushqime, të frikësuar se çka mund të sjell dita e nesërme.

Dyqanet në Ulqin u përballën me një kërkesë të pazakontë për produktet bazë të shportës ushqimore si miell, vaj, sheqer, oriz, makarona etj.

Në ndërkohe sot kryetari i komunës Loro Nrekiq deklaroi se nuk ka nevojë për krijim të panevojshëm të rezervave ushqimore që hasëm dje në qytetin tonë, duke pasur parasysh që nga ministria e ekonomisë dhe zinxhirit tregtar në Malë të Zi u garantuam që kemi rezervë e mjaftueshme të produkteve ushqimore.

By admini