Nrekiq: Situata është serioze por nuk ka vend për panik

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Ulqinit që të zbatojnë me përpikmëri masat e ndërmarra nga Qeveria e Malit të Zi, të destinuara për parandalimin dhe mbrojten kundër koronavirusit. Ai deklaron se situata është serioze por nuk ka vend për panik për shkak se janë ndërmarrë të gjitha masat për reagim të menjëhershëm në rast së shfaqjes së virusit, transmeton Ulqini Online.

Në qytetin tonë, si dhe në Mal të Zi, sipas të dhënave të zyrtare ende nuk ka persona të infektuar. Ky është një lajm shumë i mirë, megjithatë, ajo që është shqetësuese, dhe të cilës duhet t’i qasemi me përgjegjësinë më të madhe është ruajtja e qetësisë dhe se nuk ka vend për panik dhe nevojë për krijim të panevojshëm të rezervave ushqimore.

Nrekiq shton se nuk ka nevojë për krijim të panevojshëm të rezervave ushqimore që hasëm dje në qytetin tonë, duke pasur parasysh që nga ministria e ekonomisë dhe zinxhirit tregtar në Malë të Zi u garantuam që kemi rezervë e mjaftueshme të produkteve ushqimore.

By admini