Në datat 7 dhe 8 Mars 2020, në Komunën e Tuzit, zhvilloi punimet Forumi i Grave të Unionit të komunave shqiptare në rajon.

Aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Tiranës, Komuna Tuz, Tetovë dhe Çahir, morri në diskutim temen “Gratë e suksesshme të rajonit”, ku pjesëmarrëset doskutuan, debatuan dhe prezantuan pozitën aktuale të gruas në jetën shoqërore dhe politike në vend, kështu mësohet nga ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi, transmeton Ulqini Online.

Në përfundim të punimeve të forumit, me kontributin e Bashkive Tiranë dhe Tuz dhe ate të Ambasadës së Shiqipërisë, u hap panairi i punimeve artizanale ku artizanë nga disa bashki shqiptare në rajon, prezantuan punët e tyre artistike duke ngjallur një interes të vecantë në Malësi dhe më gjerë.

By admini