Mblidhet  Trupi koordinues  për  mbrojtje dhe shpëtim i komunës së Ulqinit  

Në takimin e inicuar nga kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe Ministria e brendëshme –Drejtoria  për situata të jashtëzakonshme  sot, u mblodh trupi koordinues  për mbrojtje dhe shpëtim i komunës së Ulqinit.

 Në takim u diskutua gjërësisht  për koronavirusin dhe masat që duhet ndërmarrë  në parandalimine  tij. Pas një  diskutimi të hapur dhe  të gjithëanshëm  dhe analizës së situatës në teren të pranishmit miratuan konkluzionet  e mëposhtëme.

1.Trupi për mrojtje dhe shpëtim i komunës së Ulqinit  në tërësi, përcjell  situatën  dhe kumtesat e  organeve relevante shtetërore  dhe ka ndërmarë  të gjitha  masat e  parapara  me ligj , me qëllim të  përhapjes së  rrezikut  dhe pasojave të tij.

2. Të gjithë  subjektet  duhet  të jenë të gatshëm  që të rrisin  gadishmërinë ,  në përputhje me  veprimtaritë e tyre.

3.Administrata lokale duhet të shohë disponimin  dhe të mundësojë  kapacitetet akomoduese  ne rast të përkeqësimit të situatës  epidemiologjike.

4. Institucionet shëndetësore  në territorin e komunës së Ulqinit veçmas duhet  të përcjellin situatën , të grumbullojnë të dhëna  për rrezikun dhe zhvillimin e  situatës epidemiologjike  në Mal të Zi  dhe në komunën e Ulqinit , të lajmërojnë  banorët dhe organet shtetërore  për sejcilin ndryshim  dhe mundësinë e  zhvillimit të situatës  dhe të ndërmarë  të gjitha  masat epidemiologjike  dhe shëndetësore.  

5.Qendra e Sigurisë në Ulqin në rast  të përkeqësimit të situatës  epidemiologjike  duhet të sigurojë  rendin publik dhe qetësinë   në lokalitetet e  përkeqësuara, rrespektivisht  hapsirave , në harmoni me situatën.

6.Policia kufitare  dhe Drejtoria e doganave  duhet të ndërmarë të gjitha masat e parapara me ligj  në zonën kufitare , me qëllim të pengimit  të gjitha ngjarjeve , dhe aktiviteteve , që  do të kontribuonin  përkeqësimin e situatës , lidhur me koronavirusin.

7.Udhëheqësi , ndihmësudhëheqësi dhe të gjithë anëtarët  e ekipit  në territorin e komunës së Ulqinit  duhet të jenë në komunikim  të vazhdueshëm , të shkëmbejnë  të dhëna  dhe të krijojnë  koordinim  ndërmjet organeve –institucioneve  në nivelin  lokal dhe shtetërorë.

8.Nëpërmes  mediumeve lokale  të jepen  kumtesa , udhëzime  dhe këshillime për   banorët.

By admini