Rrënojat e një shtepie nga termeti i vitit 1979

Nje detaj interesant rreth ndihmave për termetin katastrofal të vitit 1979 jep Merxhan Jakupi në një shkrim të tij: Prijësi ynë i dashur tha “Tërmeti lëkund malet, por jo shqiptarët”.

”Me 15 prill 1979 unë isha ushtar në Nish, qytetin e dytë në Serbi pas Beogradit. Pasi kishim mbaruar stërvitjen e mëngjezit në poligon, nga altoparlanti i repartit u dëgjua njoftimi nga Radio Titogradi se bregdeti malazez dhe shqiptar ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm 7.9 të shkallës Richter. Në mbrëmje si zakonisht të gjithë ushtarët po dëgjonin lajmet. Tërmeti kishte goditur më së shumti Ulqinin, kurse në Shqipëri Shkodrën dhe rrethinat. Të gjithë ishim të fokusuar në transmetimin e televizionit të Beogradit që njoftonte se, sipas Agjensisë Rojter, Shqipëria nuk kishte pranuar ndihma nga shumë shtete të OKB-ës dhe organizatat humanitare. Anijet angleze dhe italiane me ndihma për Shqipërinë, pasi kishin arritur afër bregdetit shqiptar, ishin urdhëruar nga Tirana që të ktheheshin mbrapsht. Kështu, këto ndihma të caktuara për Shqipërinë ishin shkarkuar në portin e Tivarit në Mal të Zi”.

By admini