Në vitet 1878, 1879,1880 shumë familje ulqinake largohen e emigrojnë nga Ulqni jo vetëm nga toka, por edhe nga deti e lumi Buna, me anijet pronë e tryre. Kryesisht, stacioni apo porti i parë dhe ma i afërt i tyre ishte qyteti Shkodrës dhe më pas Durrësi, për shkak të ushtrimit të profesionit të detaris.
Gjithashtu, fise të tëra ikën edhe drejt Turqisë dhe sot jetojnë atje në lagje të veçanta të populluara nga shqiptarët. Nga fundi shek XIX dhe fillimi i shekullit XX e ne vazhdim, në Durrës u strehuan rreth afro 90 fise apo trungje ulqinake, ku në shumicë prej sejcilit prej tyre kishte edhe 2 apo 3 familje, pra mbi 200 familje ulqinake, kështu shkruan ulqinako-durrsaku Zyhni Beqiraj.
Tani sejcila prej këtyre familjeve është afro 10 fishuar dhe, kuptohet se sa i madh është numri i ulqinakëve që jetojnë në Durrës. Ndërsa në Shkodër, përveç ulqinakëve emigruan shqiptarë edhe nga viset e tjera shqiptare në Malin e Zi. Ulqinakët kur erdhën në Durrës apo në Shkodër, sollën jo vetëm kapitalet, por dhe traditat e tyre, sidomos atë më të vyeren, atë të detarisë. Ata sollën mbi 34 anije me një tonazh total 3000 ton dhe vlerë 2, 5 miljon Franga Ari. Ata sollën edhe kapitale të tjera, si ato financiare, me të cilat ndërtuan bizneset e tyre. Ulqinakët janë themeluesit e Flotës Detare Shqiptare si dhe të Kantjerit Detar të ndërtimit e riparimit të anijeve, pse jo edhe kontribues në konsolidimin e gjuetisë së peshkut, duke dhanë kontribute të pashoqe edhe në këtë sektor jetik. Nga mbi 70 trungje ulqinake kanë punuar në det rreth dhe mbi 170 detarë. Në krye të tyre Ahmet Kapidani që është dhe Komandanti i Parë i Flotës Ushtarake të Marinës Detare Shqiptare, në kohën e Mbretit Zog, Kap. Amet Luli etj, etj. Ata ndërtuan biznese nga më të ndyshmet, themeluan Shoqëri Aksionere në tregti, në spedicion, me kapitale të përbashkëta me firma të tjera jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij.
Mbas luftës dhe me çlirimin e vendit, ata dhanë kontribute jo vetëm në detari dhe ndërtim anijesh, por dhe në ekonomi, transport hekurudhor, arsim, shëndetësi, industri kimike kryesisht, art, sport, në shërbime ndaj qytetarëve, pra në çdo fushë të jetës. Si një komunitet kompakt vlerash dhe virtytesh edhe pse të pa organizuar në shoqata, ata dhanë contribute të çmuara.
Projekti ”Të lexojmë shqip” është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.