
Aksi rrugor Ulqin – Krythë do të jetë i lirë për lëvizje deri me datën 3 maj, kështu së paku mësohet nga Lidhja Auto Moto e Malit të Zi.
Për shkak të punimeve në rrugë, prej datës, 03.05.2019 dhe deri me 07.05.2019, do të mbyllet plotësisht për komunikacion për të gjitha automjetet kjo rrugë prej orës 08:00 deri 12:00, shkruan Ulqini Onine.
Komunikacioni gjatë kohës kur rruga do të jetë e mbyllur do të riorientohet përmes rrugës së vjetër nga Tivari.