Kalaja-ulqinitMe ftese  të Komunes së Ulqinit, përfaqesuesit e strukturave  udhëhëqese komunale  patën një takim  me Dr. Igballa Shaboviq, arkitekte   e cila  prej vitesh ka  punuar në monografinë “Trashëgimia  e ndërtimtarisë në  Ulqin- dje  sot   nesër”,monografi që  i dedikohet kalasë së  Ulqinit e që  së shpejti, pritet  të hidhet në treg.

Duke e cilesuar  Kalanë e Ulqinit  si pasuri  të madhe kulturore për Ulqinin  ,Malin e Zi  dhe më gjërë   dhe si  aset  të jashtëzakonshëm  të kulturës , autorja  nëpermes fotove ndër  shekuj,  dekada dhe  vite solli  pasqyrën e gjendjes  momentale   të  ndërtimeve në këtë  objekt  kulturore  të kategorisë  së parë. Fatkeqesisht , gjendja  është shqetësuese , andaj  ajo  tërhoqi  vemëndjen  që kjo trashëgimi  ka nevojë  të  mbrohet  nga të gjithë , të shpëtohet dhe të dalë  në dritë, sepse po iku, skthehet  më  e ne nuk duhet  ta lemë  të  vdesë, njofton Komuna e Ulqinit.

Me  interes  u  përcoll  ndërtimi  dhe  gjëndja e  objekteve , e atyre që I  jane  përmbajtur rregullat urbanistik  të   tjere ndertues qe  keto rregulla   I kane shkelur apo ata qe kane ndertuar  pa  kurrfare  kriteriumesh.

Ne  fund  te  pranishmit   u pajtuan   qe sa  me  pare  duhet  punuar ne hartimin e planeve  per  kete  zone, por vecuan  dhe ate,  qe organet  përkatese   republikane duhet  te tregojne  me shume perkujdesje  dhe te ndajne me shume   mjete materiale   per kalane.

Takimi i djeshem  eshte vetem nisme , e  takimeve  ne vijim, ku  me nje pjesemarrje me te gjere te  te interesuarve  do te  diskutohen  jo  vetem  problemet ne kalane e  Ulqinit, por  dhe gjendja e  objektet e  te tjere   kulturor ne qytet.  Ne duhet ti mbrojme ata theksuan  diskutuesit.  Duke mos  kursyer dashuri ndaj tyre, ato kete dashuri na  e  kthejne shumëfish.

By admini