
Dje, qyteti ynë u ndodh në një situatë tejet të pavolitshme për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve. Qytetarë në zona të ndryshme kanë pasur dëme të mëdha materiale.
Kryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka me bashkëpunëtorët e tij dhe anëtarët e shtabit të emergjencës kanë përcjellur dhe vazhdojnë të përcjellin situatën në terren. Dy ekipe të përberë nga ekspertë të fushave të ndryshme jane duke vizituar zonat më të rrezikuara dhe po i përgjigjen dhe kërkesave të arritura nga ana e qytetarëve për të konstatuar dëmet . Konformë kësaj, komisioni harton procesverbalet dhe do ti adresojë në Ministrinë përkatëse, njoftohemi nga kabineti i kryetarit të komunës së Ulqinit.
Merret vesht, se qytetarët kanë pasur dëme jo vetëm nëpër shtëpi dhe orendi dhe hapsirat përreth por dëme kanë pasur në maqineri dhe paisje të tjera të këtij lloji.
Qytetarët që kanë pasur dëme janë të lutur që kërkesat për komisionin komunal ti dorëzojnë në Byronë për qytetarë në Komunën e Ulqinit. Konformë interesimit , komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve do të punojë edhe gjatë ditëve të uikendit.