Mot i lig i përcjellë me reshje te rrembyeshme shiu e ka përfshire mbrëmjen e se merkures dhe paradrekën e së enjtes qytetitn e Ulqinit.
Shumë rrugë të qytetit pothujse janë të pakalueshme për këmbësor por vështirësi ka edhe për kalim me automjete.
Rruga nacionale Ulqin – Katërkolle pothuajse eshtë nën ujë dhe kalimi me automjete paraqitet i vështirësuar.
Oborri i shkollës së mesme të qytetit të Ulqinit është i tëri nën ujë dhe i pamundur që të kalohet nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve.
Shetitorja në Ranë është e tëra nën ujë.
Bulevari Teuta është pothaujse i tëri nën ujë dhe ka njoftime se uji ka depertuar në shumë shtëpi banimi.
Shiu ka rënë pothaujse pandërprerë gjatë tërë ditës dhe se edhe në këto momente vazhdon me të njëjtin ritëm.
Më posht mund të shikoni disa video materiale dhe fotografi të realizuara nga Ardian Karamanaga, Gazmend Hysa, Leo Jankoviq, Ibrahim Suloviq dhe Kujtim Nimanbegu.
NE ULQIN ME 5.3.2015
http://ulqini-online.com/sajti/?p=2196
ME 5.3.2015