skandali-me-diplomaNë Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë brenda një dite diplomuan 105 studentë. Prokuroria themelore e këtij qyteti dyshon se Universiteti publik i ka lëshuar 503 diploma false.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar “Zëri” mësohet se zyrtarë të lartë të Agjencisë kosovare të inteligjencës, profesorë universitarë, menaxher të kompanive publike e private kanë marrë diploma false të këtij Fakulteti, pasi që nuk kanë qenë të regjistruar si studentë e as që kanë ndjekur ligjëratat ndonjëherë, shkruan “Zëri”.

Në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë kanë marrë diploma edhe shumë studentë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, madje edhe nga Bosnja e Hercegovina. /Zëri/

By admini

One thought on “Skandal me diploma në Pejë – Në FShAB kanë diplomuar edhe studentë nga Mali i Zi”

Comments are closed.