Mediat kosovare njoftojnë se presidenti i Kosoves Hashim Thaqi ka dekretuar Ylber Hysajn ambasador te ri të Kosovës në Mal të Zi dhe në këtë mënyrë është shkarkuar ambasadori i deritanishëm Skedner Durmishi. Mediat nuk raportojnë për arsyet e këtij shkarkimi dhe nëse kjo është një procedurë e rregullt dhe nëse mandati i z. Durmishi ka përfunduar apo është ndërprerë.
Dekreti ka hyrë në fuqi sot e hënë me 04.02.2019.
Karriera diplomatike e Hysës ka nisur në vitin 2012, kur ishte emëruar ambasador i shtetit tonë në Maqedoni, raporton Klan Kosova. Në periudhën 2004-2007 ka qenë deputet i partisë ORA në Kuvendin e Kosovës, pastaj pjesëtar i Grupit Negociator Kosovar gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë,si dhe koordinator i Qeverisë për Veriun, ndërsa gjatë viteve të 1990-ta ka kontribuar në shoqërinë civile dhe media. Është autor i librit me ese historiografike “Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e Zezë deri te Molla e Kuqe”. Ylber Hysaj vlersohet një nga diplomatë më të sukseseshëm të diplomacisë se re të Kosoves.