Grupi qytetarëve, të cilët e inicuan dhe filluan akcionin për ndarjen e racioneve të ushqimit falas me 2 janar, u takuan sot me kryetarin e Komunës së Ulqinit z.Loro Nrekiq.

Kryetari Nrekiq falenderoj dhe përgëzojë të gjithë qytetarët të cilët e inicuan dhe ndihmuan këtë aksion human dhe që me sukses po e përcjellin mesazhin e vetëdijesimit tek të gjithë të pasurit,dhe që nëse ndihmon dikë është parim njerëzor, përmes të cilit nuk varfërohemi, por e pasurojmë edhe më shumë shpirtin njerëzor, mësohet nga Komuna e Ulqinit.

Kryetari gjithashtu premtojë që Komuna e Ulqinit do të mbështesë gjithmonë aksione të tilla humane dhe që në një të ardhme të shpejtë edhe Komuna e Ulqinit do pajiset me Kuzhinë publike.

By admini