Nga Beqir SINA – New York City

UN – NEW YORK CITY : Sesioni i 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u hap të hënën më 18 shtator, dhe do të zgjasë tre muaj deri në fund muajin e vitit Dhjetorin.

Ngjarja më e madhe botërore, kulmon më 25 shtator kur edhe do të fillojë debate i përgjithshëm, në të cilin secili anëtar i Kombeve të Bashkuara, ftohet të flasë për gjashtë ditë me radhë, simbas një axhende të paracaktuar më parë.

“Kjo, është një mundësi për kombet( vendet anëtare) që përfaqësuesit e tyre, nga tribuna e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të i adresojnë bashkësisë ndërkombëtare fjalimet e tyre që shpesh përdoren si një mënyrë për të ankimuar “ thonë ekspertet politik të këtyre çështjeve këtu në Nju Jork.

Në sesionin e 73-të do të marrin pjesë udhëheqës nga të gjitha shtetet anëtare dhe aty do të flitet kryesisht mbi shqetësimet aktuale botërore, me theks të veçantë këtë Sesion është çështja e emigrantve në Europë dhe siguria e terrorizmi në botë.
Ndërsa, në “pallatin e qelqtë” Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, do të nisi javën e ardhshme me Sesionin e 73-të, Shqipëria, simbas rotacionit të përfaqësimit në këtë session – do të përfaqësohet nga Presidenti, Ilir Meta dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Burime jo zyrtare, thanë se për të shfrytëzuar ardhjen në Nju Jork, të udhëheqsve nga e gjithë bota, gjatë zhvillimit të Sesionin e 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dhe pritjen tradicionale që jep me këtë rast Presidenti i SHBA, dhe takimet që mbahen gjatë këtyre ditëve në Nju Jork, nga Kosova, do të jenë prezent Presidenti Hashim Thaqi, Kryeministri Ramush Hardinaj dhe Ministri i Jashtëm Bexhet Pacolli.

Jo vetëm nga Kosova, por edhe këtu në Nju Jork, këtë session ka një interesim të jashtëzanoshëm nga komuniteti shqiptar, veprimtar dhe lider të komunitetit, që presin shumë nga takimet që do të mbajnë udhëheqësit e Kosovës, në Asamblenë 73-të të Kombeve të Bashkuara.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, dhe Ambasada e saj në Uashington, kanë ditë që po punojnë intesivisht në fushën diplomatike që gjatë periudhës 10-ditore të qëndrimit, të delegacionit të Kosovës, të ketë një axhendë tejet të ngjeshur, me takime të niveleve të larta, ku nuk mund të perjashtohet edhe ndonjë takim i lart me Presidentin e SHBA, Donald Trump, ose me ndonjë prej këshilltarve të tij më të lart, përfshirë edhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompei ose edhe Ambasadoren e SHBA, në KB, Nicki Haley , takime keto që do të kenë në fokus të tyre dy objektiva kryesore: lobimi për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe sigurisht përpjekjet për të shtuar numrin e njohjeve të saj – vendin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohja e Serbisë.

Gjithëçka, mbetet për të pare sesa eficente do të jetë diplomacia e Kosovës në realizimin e objektivave të saj gjatë qëndrimit në Nju Jork, në këtë sfidë teper të vështirë diplomatike, theksojnë burime diplomatike njofton Bota sot me korrespondetin e saj nga Nju Jorku.

Tre ditë para se të niset për në New York, pjesmarrjen e saj në Sesioni i 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në krye të delegacionit serb, janë Presidenti I saj Aleksander Vuçiç, dhe Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, i cili në një ceremony zyrtare në ambasadën greke në Beograd, u tha gazetarve me një deklerat ironike, se Serbia do ta njohë Kosovën dhe do të lejojë që të ketë karrigen e OKB-së “kur derrat fluturojnë”.

Daçiç gjithashtu shigjetojë në mënyrë inderekte edhe udhëheqësit e Kosovës, teksa theksoi se autoritetet e Prishtinës po dërgojnë “mesazhe shumë të ndryshme, që nuk kanë të bëjnë me realitetin” në baza ditore, simbas tij.

Duhet të kërkohet kompromisi për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, vazhdoi ai dhe e përshkroi deklaratën e Hashim Thaçit lidhur me bashkimin e (Kosovës) me Preshevën duke thënë se Thaçi “duhet të thotë diçka, sepse ai është nën sulm nga të gjitha anët”.

Më tej ai tha se :”Ata nuk do të flasin për korrigjim (të kufirit), por ata duan Preshevë dhe Bujanoc (dy komuna në pjesën qendrore të Serbisë jugore), janë shumë të mençur dhe ju e dini kur do të ndodhë, kur Kosova do të bashkohen me OKB-në, kur do t’i njohim si shtet, kur derrat fluturojnë “, u tha Daçiç gazetarëve gjatë vizitës në ambasadën e Greqisë në Beograd.

Ata që e kanë njohur Kosovën dhe kanë bërë marrëveshje me Martti Ahtisaarin, ai vazhdoi, duke iu referuar një ish emisari të OKB-së, tani është i habitur nga fakti se po flitet për kufijtë – dhe ata ishin të parët që deklaruan Kosovën një shtet (në vitin 2008) dhe shkelin integritetin e Serbisë, tha Daçiç.

Kjo do të thotë, vazhdoi ministri, se ata nuk duan që asgjë të hiqet nga ajo që ata e quajnë “shteti i Kosovës” por vetëm të marrin.

“Ne kemi ardhur me disa propozime, dhe pasi janë kundër korrigjimit të kufijve, cili është propozimi i tyre për ne?” Daqiq kërkoi, duke shtuar se “pala tjetër” që nuk dëshiron “korrigjime” kërkon që Serbia të njohë Kosovën dhe të marrë Komunitetin e Komunave Serbe ZSO (obligimi i Prishtinës sipas marrëveshjes së Brukselit 2013) për veriun e Kosovës. “Unë them, harrojeni këtë, se kjo nuk do të ndodhë, kurrë” përfundoi Dacic, në dekleratën para gazetarëve gjatë vizitës në ambasadën e Greqisë në Beograd.

By admini