Nga Elmi Berisha – New York
Megjithëse, vitet kalojnë, rrethanat dhe situatat ndryshojnë, disa nga njerezit largohen nga mosha dhe jeta, por është bërë aq shumë sa nuk mundet të mbetemi pa miq dhe dashamirë të çështjes shqiptare në Washington.
Një shprehje popullore thotë se : ” Aty ku ka rrjedhur edhe do të pikojë!”
Sepse, koha tregojë që ashtu si i faleminderojmë ne këtë vend dhe jemi të bekuar që jetojmë në këtë vend – natyrishtë, edhe ky vend, (Presidentët, anëtarët e qeverisë, senatorët dhe kongresistët amerikanë), na falenderojnë ne shqiptarët për përkrahjen që u kemi dhënë dhe po i japim atyre dhe popullit amerikan, qendrim e palekundur në anën e SHBA, në çdo situat.
Dihet, se puna jonë si komunitet, ka qenë mbështetja financiare dhe përkrahja në fushatat e tyre, me kandidatët për Presidentët, anëtarët e qeverisë amerikane, senatorët dhe kongresistët amerikanë, ambasadorët, e cila ka qenë dhe krenaria për shqiptarët e Amerikës.
Mbasi ata vet kur kan shkuar në Shtëpinë e Bardhë apo Dy Dhomat e Përfaqësuesve – Senatin dhe Kongresin Amerikan në vazhdimësi e kanë vlerësuar pozitivisht pozicionin e shqiptarëve dhe mbështetjen e tyre të fuqishme dhënë SHBA-ve, duke na promovuar para amerikanëve si populli ( shqiptarët) më pro Amerikan në botë.
Kandidatët apo Presidentët, anëtarët e qeverisë, senatorët dhe kongresistë amerikanë, na kanë falendëruar ne shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë, Mali të Zi, Luginës së Preshevës dhe Çamërisë për ndihmën e shqiptarve, përkatësisht për përkrahjen që sesi shqiptarët i kanë dhënë SHBA, edhe në ato momente të vështira popullit amerikan, që do të thotë se shqiptarët në atë mënyrë ia kthejnë borxhin Amerikës, e cila a bërë shumë për ta gjatë viteve të kaluara, per Shqipërinë, Kosovën dhe lirinë e të drejtat e shqiptarve kudo.
Në New York, dhe Washington, dy kryeqendrat më të rëndësishme komuniteti shqiptaro amerikan organizoi ngjarje dhe fushata që i krijojë këtij komuniteti – veprimtarve të komunitetit shqiptar të Amerikës, të takohen me përfaqësuesit amerikan në Washington dhe me zyrtarë të lart të administrates Amerikane, deri edhe me Presidentët e SHBA.
Shqiptaro amerikanët e shfrytëzuan këto mundësi me dekada për të falenderuar Shtetet e Bashkuara për ndihmën i dhënë dhe që po vazhdojnë të i japin kombit shqiptar dhe njëkohësisht për të shprehur me ato raste përkrahjen shqiptare ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo, duke iu referuar kohës dhe ikjes nga kjo jet të disa prej miqve tanë më të mirë – ose si i kemi quajtur ne shqiptarët me të drejt : “Miq tanë të mëdhenjë në SHBA”, si Tom Lantosh, Henry Hayde, Ben Gillman, dhe më së fundi miku ynë i madh – Senatori John McCain, por edhe disa të tjerve të larguar nga skena politike active për arsye moshe dhe përfundim mandatesh – mendojë se kërkohet më shumë për të bër dhe për t’u angazhuar për të gjetur miqt e vërtet në Shtëpinë e Bardhë, apo dy Dhomat e Përfaqësuesve – Senatin dhe Kongresin Amerikan.
Në kuadër të kësaj e cila ka treguar se kemi të trashëguar një traditë, mjaft të mirë nga shqiptarët, sidomos nga ata të ardhur pra nesh nga Shqipëria, Kosova e trojet shqiptare dhe vendosur sipas interesave të tyre jetike në shumë shtete të Amerikës, tani ne si komunitet lider e veprimtar duhet ri gjetur dhe shtuar kontaktet me Washingtonin, për të takuar sërishë zyrtarë të administratës e përfaqësues e ligjvënës në Senat dhe Kongres.
Ngaqë, përkrahja shqiptare për Shtetet e Bashkuara është rrjedhojë e mirënjohjes dhe miqësisë së sinqertë midis dy popujve, dhe këtyre lidhje të forta që ne shqiptaret e Amerikes, kishim me Senatorin e përjetshëm Bob Dole, Sue Kelly, John McCain, Alfons DaMato, Joe Liberman, kongresistët Tom Lantosh, Henry Hayde, Ben Gillman, dhe mikun tonë të madh Eliot Engel, dhe shumë të tjer, por që tani komuniteti shqiptaro amerikan, të gjithë ne duhet që të tregohemi edhe më aktiv për nxitjen e shqiptarve kudo nëpër Amerikë, të shtojnë dhe aktivizojnë lidhjet me Washingtonin.
Ish – ligjvënesja nga New New Yorku, Sue Kelly, e cila ka qenë një mike e shqiptarve dhe mbështetse e pa kursyer, thoshte se falenderimi dhe mirënjohja për këto lidhje të forta u takonte shqiptarëve, dhe veçanërisht shqiptarëve të Amerikës.
“Koha po e tregon gjithnjë e më shumë se populli amerikan dhe populli shqiptar janë popuj vëllezër e me vlera të përbashkëta në shumë drejtime. Ne në Kongres vazhdimisht paraqesim projekt ligje për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve si në Shqipëri, Kosovë e kudo në Ballkan. Synimi ynë është përparimi dhe begatija e kombit shqiptar. Ne falenderojmë popullin mik shqiptar që ndodhet përkrah dhe anën e Amerikës në çdo kohë, dhe shqiptarët e Amerikës, që na përkrahin gjithmonë.”
Në anën tjetër, si pjes e këtij komuniteti të nderuar do të kujtojë se prej se nisi rruga për pavarësinë e Kosovës, ka qënë presidenti i parë i Kosovës i ndjeri Ibrahim Rugova, mentori im lidershipi im, i cili pati treguar një kujdes të veçantë për mundësinë e përfaqësimit të Kosovës përmes hapjes së zyrave në botën e jashtme, apo përmes formave të tjera, ngritjen e nivelit të miqësisë me SHBA, popullin amerikan.
Presidenti historik Rugova, duke vlerësuar qysh athere lidhjet e forta me Shtetet e Bashkuara – Washingtonin, emërojë atëhere, pikërishtë senatorin Bob Dole ambasador nderi të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe, përfaqësues të tij në zyrën e kandidatit për President të SHBA, Bob Dole, më zgjodhi pikërisht mua që e pata nder e pervilegje të shërbej në atë emrim të mentorit tim- lidershipit tim në Washington dhe të njohë e bëhem mik me Senatorin e përjetshëm Bob Dole, Sue Kelly, John McCain, Alfons DaMato, Joe Liberman, kongresistët Tom Lantosh, Henry Hayde, Ben Gillman, dhe mikun tonë të madh Eliot Engel.