Çfarë kompromisi po i kërkohet Kosovës? A po shkon edhe Kosova, si Shqipëria londineze…….!!!

Nga Beqir SINA – New York

Ndërkohë, që vera e pushimeve , është e till në të gjithë planetin, përfshirë edhe politikën(poliitikanët) që “nuk njohin” pushime verore, në këtë session tepër të nxehtë, është Aleksandar Soros, nënkryetari i Bordit Drejtues të Fondacionit për shoqërinë e hapur, që ka lënë pushimet e tij egzotike në Maiami , dhe ka zgjedhur Beogradin e Tiranën, për “pushime” në vlagun e kësaj vere të nxehtë.

Aleksandar Soros, nënkryetari i Bordit Drejtues të Fondacionit për shoqërinë e hapur, mbas Beogradit, javën e kaluar ku u pritë zyrtarisht, me “kollaren dhe valixhen diplomatike”, është pritur me veshjen sportive të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në një plazh në jug të Shqipërisë.

Janë këto dy takime, që njëri u zyrtarizua nga Beogradi, dhe tjetri i dekonspiruar vetem nëpërmejt rrjeteve sociale, në llogarinë e tyre, të dy miqve, Edi Ramës dhe Aleksander Soros, takim ky që të paktën deri tani nuk ka asnjë deklerat, se ishte zyrtar apo privat, dhe çfarë është biseduar mes tyre….!?

Beogradi njoftoi zyrtarisht se Aleksandar Soros, nënkryetari i Bordit Drejtues të Fondacionit për shoqërinë e hapur, i tha kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq të premten në Beograd se OJQ-ja e tij do të vazhdojë të mbështesë reformat dhe proceset demokratike të Beogradit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, njoftoi agjensia e lajmeve Beta, nga Beogradi.

Duke sqaruar se Soros, është i biri i një miliarderi amerikano-hungarez George Soros, i cili falënderoi Vuçiçin për mbështetjen që OJQ-ja e tij kishte në Serbi.

Më tej thuhet se të dy diskutuan situatën rajonale dhe mbështetjen e OJQ-së Serbisë në reformimin e medias dhe sundimin e ligjit dhe mbështetjen e zonës ekonomike rajonale.

“Vuçiç informoi delegacionin e OJQ-së për gjendjen në Kosovë dhe progresin në dialogun Beograd-Prishtinë dhe Soros përshëndeti rolin që Serbia kishte në mbajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor” shkruan Beta nga Beogradi.

Një ditë pas kësaj, se Aleksander Soros, të ishte në Beograd, ku zhvilloi edhe një takim të gjatë me Aleksandër Vuçiç, si njoftoi axhenisa e lajmeve Beta, ku është permendur edhe Kosova, “për gjendjen në Kosovë dhe progresin në dialogun Beograd-Prishtinë” nga Presidenti Aleksander Vuçiç, djali i George Soros, i cili ka nisur një vizitë në Ballkan, të cilin po e viziton shpesh këto kohët e fundit, është takuar edhe me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ardhja në Shqipëri e Sorosit të vogël asnjeri nuk e di se përse është, dhe asnjeri se kupton se përse mbahet fshehtë, dhe nuk publikohet ose bëhet e ditur siç bën zakonisht Edi Rama, të paktën në rrjetet social që ai i përdor me zell të madh sidomos kur i vjen rasti si ky me një person të veçantë.

Muajin e kaluar George Soros dhe Alexander Soros ishin autorë të kolumës së New York Times me titull : “Në Ballkan, një shans për të stabilizuar Europën”.

Një kolum kjo në prestigjozen amerikane, dhe gazetën më të madhe në botë NYT,( 18 qershor 2018), që bën fjalë, sipas analizës, George Soros dhe Alexander Soros në “KOMPROMISE” Ballkanike.

Në këtë kontekset, ata permendin fillimisht “Kompromisin mes Maqedonisë dhe Greqisë, arritur muajt e fundit “duke shkruajtur : ”Në fakt, kompromisi historik për të riemëruar vendin e Republikës së Maqedonisë Veriore, duke zbutur rivalitetin mbi historitë kombëtare, hap një dritare mundësi për krerët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara për të sfiduar tendencat aktuale dhe për të filluar formimin e një të ardhme të sigurt për Ballkanin , një arritje që do të ndihmonte në sigurimin e stabilitetit për të gjithë Evropën.” thonë ata të dy.

“Marrëveshja e fituar me vështirësi për Maqedoninë ende mund të dëmtohet. Rajoni është i njohur për historinë e saj tragjike. Është vendi ku filloi Lufta e Parë Botërore dhe është vendi i konfliktit më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.”

Simbas tyre që nga shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë, megjithatë, perspektivat e rajonit janë “shndritur”, pasi shtetet kanë lëvizur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Sllovenia dhe Kroacia janë tashmë në Bashkimin Evropian; Mali i Zi dhe Serbia janë kandidatë; Shqipëria mund të ndjekë, po ashtu të njëjtën gjë edhe Maqedonia Veriore, tani që mosmarrëveshja e emërtimit është zgjidhur.

Megjithatë, shkruajn ata Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk janë lojtarët e vetëm në rajon. Rusia e ka bërë të qartë se do të ndërhyjë nëse interesat e saj janë të kërcënuara, veçanërisht kur bëhet fjalë për anëtarësimin potencial në NATO. Ai e ka bërë tashmë këtë, në një pushkë të dështuar në Malin e Zi në vitin 2016. Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, po ndjen praninë e tij në çdo shtet dhe Kina tani është një nga investitorët më të mëdhenj në rajon me plane ambicioze për të bërë Ballkani është pika kryesore e hyrjes në Evropë të saj një brez, një rrugë iniciativë.

“Një përgjigje e vendosur është e nevojshme për të luftuar këto tendenca, por nuk do të jetë e lehtë. Bashkimi Europian po vuan nga lodhja e pranimit. Disa nga problemet më të mprehta vijnë nga vendet që janë bashkuar që nga viti 2004 – mosmarrëveshja e gjatë e kufirit midis Kroacisë dhe Sllovenisë; Prania e Turqisë në Qipro; dhe, ndoshta më së shumti, veprimet antidemokratike të Polonisë dhe Hungarisë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha muajin e kaluar se nuk mund të ketë pranim të mëtejshëm në BE derisa Evropa të reformojë vetën.”

Koluma e New York Times me autor babë e birë, George Soros dhe Alexander Soros, me titull: “Në Ballkan, një shans për të stabilizuar Europën :’ në vazhdim shkruan se :”Shumica dërrmuese e popullsisë së rajonit të Ballkanit dëshiron lidhje të ngushta me Perëndimin, veçanërisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kjo është e vërtetë madje edhe në relativisht pro-Rusi të Beogradit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte në qeverinë e Sllobodan Millosheviç gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, megjithatë ai e ka mbështetur gjithë trashëgiminë e tij në ambicjet e tij për integrimin e Serbisë në Evropë. Ai dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë krijuar një marrëdhënie të fortë që ka ndihmuar në stabilizimin e rajonit,” shkruajnë ata George dhe Alexander Soros në New York Times

Dhe, qëmtojnë më tej se një nismë e guximshme rajonale për të krijuar një bashkim ekonomik ballkanik të modeluar mbi ligjet e Bashkimit Europian mund të përfitonte nga ambiciet pro-perëndimore të popullit. Kjo tashmë është miratuar nga udhëheqësit e rajonit, veçanërisht nga zoti Vuçiç. Edhe një bashkim joformal do të jepte përfitime të prekshme për rreth 18 milionë banorë të rajonit, si dhe Evropën dhe Shtetet e Bashkuara dhe do të lehtësonte integrimin e shteteve anëtare në Bashkimin Evropian, simbas tyre duke konkluduar se “Bashkimi nuk është një imponim; kjo është një zgjedhje.” simbas George Soros i cili është themeluesi dhe kryetari i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, dhe djalit të tij Alexander Soros që është nënkryetari i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur.

By admini