Kuvendi komunal i Ulqinit zgjodhi sot kryetarin e vet. Kështu në mandatin e ardhshëm, kryetari i Kuvendit do të jetë Ilir Çapuni nga Forca e Re Demokratike.

Për zgjedhjen e Çapunit votuan 30 këshilltarë të pozitës kurse 3 opozitaret abstenuan.

Z. Çapuni aktivitetin e tij me të ngjedhur në subjektin politik Forca e ka zhvilluar në fushatën për zgjedhjet lokale të këtij viti kurse kohë më parë u zgjodh edhe drejtor politik i Forcës.

Nga shumë analistë z. Çapuni shikohet si një kuadër i ri dhe me mjaft perspektivë por që zgjedhja e tij në një post kaq të lart në këtë mandat sikur është zbehur nga krijimi i megakoalicionit në mes të gjitha subjekteve shqiptare me DPS-in dhe me partneret e saj por edhe më shumë nga humbja e postit më të rëndësishëm të Komunës së Ulqinit, atë të kryetarit të saj.

 

By admini