Njëri nga tre këshilltarët të vetëm opozitarë në Kuvendin komunal të Ulqinit, z. Ilir Harasani nga Lëvizja URA për të treguar fundosjen e vlerave demokratike në këtë institucion, ai sot ishte veshur me të zeza.

”Intervistë për TV Vijesti, RTK dhe TVT sot jam veshur me të zeza sepse është ditë zije për parlamentarizem, kanë vdekur vlerat demokratike nga 33 këshilltarë 30 në pozitë, për herë të parë kryetari do i takojë DPS-it, sot jemi kthyer në komunizem”, kështu shkruan Harasani në një postim të tij në fb.

Dje por edhe sot ka pasur reagime të shumta të qytetarëve të Ulqinit por edhe nga diaspora jonë për atë se si është formuar qeverisja e re në këtë qytet si dhe raporti i këshilltarëve që do të jenë pjesë e pozitës, 30 të tillë, dhe atyre të opozitës, 3 të tillë. Poashtu temë debati ka qenë edhe posti i kryetarit të Komunës së Ulqinit i cili pas plot 28 viteve të shumëpartiakësisë nuk do ti takojë më subjekteve shqiptare.

By admini