Rrjete sociale mbrëmë u kthyen edhe një herë në arenë ku qytetarët shqiptarë nga Ulqini shprehnin edhe zhgënjimin e tyre për humbjen e postit më të lartë në Komunën e Ulqinit, postin e kryetarit të saj. Pas 18 viteve, subjektet poilitike shqiptare, me dëshirën e tyre e dorëzuan atë post.
‘’Turp’’, kjo ishte fjala më e përdorur që shfaqte zhgënjimin e qytetarëve të thjeshtë të cilët në proceset politike të deritanishme në këtë qytet shumë pak të mira të përgjithshme përfituan nga qeveritë e deritanishme por që me votën e tyre me fanatizëm i votonin ata për të vetmen arsye që ishin parti shqiptare, shkruan Ulqini Online.
”A kanë më të drejtë morale partitë shqiptare të kërkojnë votë nën kauzën se janë shqiptare?”, ishte pyetje tjetër që mund të lexohej në disa komente.
Por edhe përkundër këtij zhgënjimi, shumica e komentuesve nuk ishte që nuk e kishin pritur një gjë të tillë. Për më shumë, shumica shprehej që sikur të kishin bërë koalicion në mes vehte subjektet shqiptare kishte qenë e papritur dhe befasi.
Kriporja e Ulqinit, Valldanosi, Të mirat detare, ndërtimet e egra në qytet, planet urabnistike të munguara, politikat kadrovike në institucionet shtetrore e komunale, punësimi i të rinjëve, ndalimi i emigrimit janë disa nga temat që presin qeversijen e re në Ulqin dhe për të cilat subjektet shqiptare në çdo fushatë kanë zhurmuar me të madhe për zgjidhjen e tyre. Ndoshta tani, duke lëshuar postin më të rëndësishëm në komunë, atë kryetarit, kanë mundësi më të mëdha që të gjëjnë formulën e zgjidhjes.
Në Kuvendin komunal të Ulqinit në mandatin e ardhshëm do të kemi një qeverisje shumë të fortë me numra, 30 këshilltarë do të jenë pjesë e shumicës, dhe një opozitë prej vetëm 3 këshilltarëve.