Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Mal e Zi, të 7-tat që nga futja e sistemit shumëpartiak, të cila do të mbahet më 15 prill 2018, të drejtë votimi të ketë rreth 530,000 zgjedhës.
Në këto zgjedhje presidenciale do të marrin pjesë shtatë kandidatë, ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme presidenciale, ku në garë ishin vetëm dy kandidatë. Sipas kandidaturave të paraqitura, kandidatët janë: Milo Djukanovic, Draginja Vuksanoviq, Mladen Bojanic, Marko Milacic, Hazbi Kalac, Vasilija Milickoviç dhe Dobrilo Dedeic, shkruan Ulqini Online.
Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES) nga Lubjana, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi ka dalur me analizën e dytë rreth këtyre zgjedhjeve.
Pro dhe kundër Malit të Zi
Edhe pse Mali i Zi shpalli pavarësinë në referendumin të mbajtur në vitin 2006, disa qarqe politike në Serbi ende nuk e pranojnë këtë realitet gjeopolitik. Kontestimi i shtetësisë së Malit të Zi shpesh vihet në pikëpyetje nga nacionalistët e shumtë serbë, nga opozita proserbe në Mal të Zi dhe nga Kisha Ortodokse Serbe. Poashtu, nuk mund të injorohet roli i Rusisë, e cila intensifikoi aktivitetet e saj në Malin e Zi në fund të procesit të anëtarësimit të plotë në NATO.
Në skenë është një përpjekje për ta vënë Malin e Zi në ndikim të fortë serb dhe rus. Realizimi i këtij skenari përfshin instalimin kandidatin e saj në postin e presidentit të Malit të Zi, duke krijuar një mjedis që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, në të cilat do të detyrohet fitorja e partive pro-serbe dhe pro-ruse. Financimi i këtyre aktiviteteve kryesisht kryhet nga jashtë. Do të vinte deri te organizimi i një referendum për të anuluar pavarësinë e Malit të Zi, anulimi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe tërheqja e njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, e cila sipas të drejtës ndërkombëtare nuk është e realizueshme.
Prandaj, përpjekjet e forta janë duke u bërë për të parandaluar fitoren e Millo Gjukanoviqit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, sepse një raund eventual i dytë i zgjedhjeve, do ti jepte shpresë atyre forcave politike për zbatimin e skenarit të planifikuar.
Analistët besojnë se numri i madh i kandidatëve për president, shtatë, ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme presidenciale të vitit 2013, kur ishin vetëm dy kandidatë, është në funksion të shpërndarjes së votave në më shumë kandidatë dhe në atë mënyrë të pamundsohet fitorja e Gjukanoviqit në raundin e parë. Kjo është një strategji e përgatitur, e cila është përgatitur jashtë Malit të Zi dhe në të cilin disa kandidatë kanë hyrë (pa)vetëdije. Në konstelacionin politik ekzistues, krijimi i tensioneve në Malin e Zi dhe në rajon i konvenon Rusisë. /Përkthyer nga Ulqini Online/
Në linkun e mëposhtëm mund të lexoni në tërësi analizen e Institutit IFIMES nga Lubjana.
http://www.ifimes.org/ba/9524Përgaditu