Këshilltarët në Kuvendin Komunal të Tuzit në seancën e parë pas zgjedhjeve të ardhshme në Podgoricë që do të mbahen më 27 maj, do të merren me nismen për ngritjen e monumentit të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut në Tuz.
Edhe pse këshilltarët e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve (LDSH) që kanë inicuar këtë nismë, kanë kërkuar që ajo të përfshihet në rendin e ditës së seancës së djeshme, kjo nuk ndodhi për shkak të këmbënguljes së vazhdueshme të këshilltarëve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) për të diskutuar për këtë pas zgjedhjeve të ardhshme lokale në Podgoricë, shkruan Ulqini Online.
Siç shkruan Vijseti, këshilltari i LDSH-së Ivan Ivanaj njoftoi se ata kanë rënë dakord që propozimi i tyre të gjendet në rend dite në mbledhjen e parë pas zgjedhjeve, pasi kanë marrë garanci publike nga DPS-si se ata do të mbështesin atë.
Propozimin e LDSH-së e kanë mbështetur Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), Alternativa Shqiptare (ASh) si dhe Mali i Zi Demokratik.
Përfaqësuesit Partisë Boshnjake dje nuk kanë bërë një deklaratë mbi këtë çështjen pasi këshilltari i kësaj partie në Kuvendin komunal Nexhad Dresheviq dje nuk i është përgjigjur mesazheve të gazetares së Vijesti-it nëse partia e tij do të mbështesë propozimin e lartpërmendur.