Kohë më parë talenti i futbollit nga Ulqini Angjello Rudaj kishte dhënë një intervistë për faqen në internet reprezentacija.me ku ndër të tjera kishte folur edhe për të ardhemn e tij. Nga kjo intervistë e dhënë mediat kosovare kanë shkëputur pjesën që ka të bëjë me reprezentzacionin në të cilin mund të luaj Rudaj në të ardhmen.
Më poshtë mund të lexoni shkrimin në Asport për Angjello Rudajn që më pastaj është publikuar edhe në disa portale si Telegrafi e të tjera .
Shqiptari nga Ulqini distancohet nga kombëtarja Kuq e Zi
Angjëll Rudaj 18-vjeçari nga Ulqini ëndrrën e tij e bëri realitet dhe nënshkroi një kontratë me gjigantët e futbollit evropian dhe botëror PSV Eindhoven.
Rudaj aktualisht është pjesë e Përfaqësueses së Malit të zi U-19,dhe mediat malazeze e paraqesin si një nga shtyllat kryesore të ekipit malazez në të ardhmen.
Në pyetjen e mediave malazeze, nëse i vjen ftesë nga Përfaqësuesja A e Malit të zi a do të përgjigjej me kënaqësi ftesës, Rudaj thotë se ndoshta është herët për të folur për këtë, por për ftesën nuk do kishte menduar dy herë pasi është një nder i madh për të gjithë lojtarët të luajnë për ekipin A të shtetit të vetë.
Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit për zbulim të talenteve, Jetmir Salihu, që prej 6-7 muajsh është duke u përpjekur të kontaktojë me babain e futbollistit, dhe ky i fundit i është përgjigjur me një mesazh se do ta telefonoj dhe do bisedojnë, por deri tani nuk e ka telefonuar.
Mos u ngutni se cdo shqiptar qe i bie topit nuk asht e thanun se do te luej per kombtare te dikujt. Angjello le te punoi dhe te arrije sukses e pastaj nese Shqiperia, apo mal i zi, e ftojne le te vendosi ai sipas deshires. Dhe vetem per rekord PSV nunk asht gjigant ne futboll, vetem asht farm qe rrite lojtar dhe i shet!
Asht shum veshtir per ket yll shqiptar te vendos se cilin shte te reprezentoj. 100% mendoj se zemra i thot Shqipnija, por ai do te ket shum presion nga ana e Malit Zi, tue marr parasysh se aj vend shqiptar asht nen sundimin malazez. Ai dhe familja e tij kan frig edhe nga autoritet e komunes e jo Malit Zi. Ne OBORRIN Rudaj komuna dhe kompanija Turke Polin kan marrveshtje te ndertojn Akva Park ne token e tyne. Nuk cuditem aspak ne qoft se ai luan per nji shtet tjeter. Edhe FSHF duhet te jen ma te kujdeseshem dhe agresiv kur ftojn futbollistet shqiptar. Januzaj asht shemull i mire dhe FSHF te mesojn nga kjo.