Eshtë ndërprerë ndeshja Sutjeska – Sigal Prishtina, pasi që tifozët vendas në Niksic të Malit të Zi janë sjellë në mënyrë katastrofale.
Ndeshja e vlefshme në kuadër të Ligës Ballkanike, që po zhvillohet në Niksic të Malit të Zi ka eskaluar me tifozët vendas që kanë shpërthyer me kore raciste dhe hudhje të gjësendeve në drejtim të basketbollistëve të ekipit nga Kosova, raportojnë mediat kosovare.
Dy lojtarë dhe trajneri i Sigal Prishtinës janë lënduar nga hedhjet e gjësendeve të forta nga ana e shikuesve në ndeshjen ndërmjet Sutjeskës dhe Sigal Prishtinës.
E gjithë kjo erdhi vetëm pas rreth 5 minutave lojë kur rezultati ishte 14-18 për ekipin e Sigal Prishtinës.