Shkolla fillore Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Krajë

Shkruan Ali Gjeçbritaj

Shenimi i festave kombëtare siç janë: Dita e Flamurit dhe Shtatë Marsi- Dita e mësuesit paraqesin një rëndësi të veçant dhe janë padyshim ngjarje kulturore të posaçme për kombin shqiptar gjithandej kah frymon , flitet dhe shkruhet  gjuha shqipe, në vaçanti aty ku edhe mësohet e kultivohet gjuha jonë e bukur, pra ku ka shkolla shqipe. Një vëmendje e posaçme në këtë drejtim ka vite që u është kushtua këtyre ngjarjeve historike shumë të rëndësishme për kombin shqiptar. Të kujtojmë se me ardhjen e shumëpartiaksisë në vitin 1990 k në Malin e Zi, subjekti i parë kambëtarë, LDnëMZ në programin e vet vuri edhe shenimin e këtyre fetasva. Për çdo vit ky subjekt e shenoi  me solemnitete të ndryshme. Dita e Mësuseit në Krajë ka nisë të shenohet në mënyrë të organizuar qysh në marsin e vitit 1991 nga LDnëMZ, ku bartësi kryesor  i organizimit të kësaj feste ka qenë struktura e autorizuar nga subjekti që të bëjë organizimin. Më vonë me rrjedhën e moteve manifestimi muar përmasa dhe ai u pasurua me shumë aktvitete kulturore dhe artistike. Seksioni letrar, dhe ai dramës të shkollëa fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros gjithmonë kanë dhënë kontributin e vet në këtë drejtim. Poashtu edhe SHKA “Kraja” deri para shuarje së saj dha një ndihmesë të konsiderueshme në realizimin e programeve festive. Viteve të fundit Grupi dramatik i shkollës nën udhjeqjën e profesoreshës së letersisë dhe gjuhës shqipe Aishe Gjeçbritaj është duke dhënë kontributin e vet të pazëvendësueshëm në shënimin e Ditës së mësuesit. Edhe këtë vit aktorët e rinj të grupit, nxënësit e klasësë së nëntë shfaqën dramën “ Nuk vritet pranvera” të dramaturgut të madh Fadil Kraja. Edhe kësaj radhe manifestimi u mbajtë në Shtëpinë kulturës në Ostros të mërkurën më 7 mars. Salla ku u dha shfaqja ishte përplotë e mbushur me dashamirë të artit skenik, mësimdhënës, prindër të nxënësëve dhe të tjerë që kishin ardhur të shohin një pjesë të përgatitur për mrekulli. Loja e aktorëve të rinj: Qazim Doda, Samina Gjeçbritaj, Edona Kraja, Hindir Marku, Elmedina Ramusha, Blerim Maxhuri, Merita Mujeziqi dhe Elmir Husiqi për më shumë se gjysmë ore me lojën e tyre skenike kënaqën publikun në sallë. Ata më këtë rast përmes mesazhit të dramës përcollën tek spektatori urimin mësusit dhe shkollës shqipe me rastin e Shtatë Marsit. Ishte ky një eveniment  kulturor kombëtar i cili la mbresa te pashlyeshme tek publiku.

Kujtojmë me këtë rast se Dita e Shkollës shqipe është datë e shenuar me shkronja të arta në arsimin shqip gjithandej ka frymojnë shqipatrët. Shatë Mrasi 1987 është dita kur në Korçë hapi dyert mësonjëtorja  e parë shqipe me mësuesin e parë Pandeli Sotiri. Shkolla e parë shqipe nisi rrugëtimin e saj me 35 nxënësit e saj. Sot shkollat shqipe  janë të hapura gjithandej ku ka shqipatrë gjegjësisht aty ku flitet e shkruhet shqipja lirshëm, falë kjo mësuesëve shqipatrë të cilët po e çojnë në vend amanetin e rilindasve.

 

 

By admini