Shoqata humanitare “Bereqeti” qe funksionon ne kuader te Keshillit te bashkesise islame ne Ulqin, me daten 03.02.2015 filloi aksioni i shperndarjes se pakove ushqimore dedikuar familjeve ne nevoje. Ky aksion parasheh shperndarjen e 80 pakove ushqimore te siguruara prej nje donatori nga qyteti yne.
Secila pako permban 25 kg miell, 5 kg oriz, 10 kg mish pule dhe detergjent rrobash. Gjitheashtu jane siguruar edhe 10 pako me ushqim nga fondi “Zekat” te cilat permbajne artikuj te ndryshem ushqimore.
Me daten 03.02.2015 jane shperndare 22 paketime ne qytet dhe ne Kodra, ndersa sot (me 05.02.2015)eshte realizuar shperndarja e pakove ushqimore ne Kodra, Zogaj, Pistull dhe Kollomze, ku jane shperndare gjithsejt 20 paketime. Ne ditet ne vijim pritet qe te realizohet shperndarja e paketimeve ne pjeset tjera te komunes se Ulqinit.
Dhe per fund, te dashur vellezer e motra, te mendojme ne vetvete dhe ne familjet tona dhe te mos harrojme se te Zoti nuk humb asgje, prandaj na ndihmoni t’u lehtesojme jeten jetimeve, skamnoreve dhe nevojtareve.
Andaj apelojme tek ju qe te inkuadroheni dhe te na ndihmoni me cfaredo lloj ndihme qe keni.
Shoqata humanitare “Bereqeti”
Facebook: Bashkesia Islame – Ulqin
e-mail: bereqeti.ulqin@gmail.com, www.islam-ul.com
Tel.: 069/022-852, 069/622-945
Xhirollogaria: CKB: 510-54900-46
Shum mire vetem vazhdoni me ndhimue popullin. Pasi qe jemi shqiptar nuk asht nevoja me perdor fjale turk/arabe(“Bereqeti”)! Ka mjaft fjale te bukura shqip….