Ulqini është një nga pesë komunat në Mal të Zi në të cilën vitin e kaluar kishte më shumë banorë se një vit më herët, njoftohen Enti shtetëror për statistikë – Monstat. Siç theksohet, gjatë vitit 2014 në këtë komunë kanë ardhur 146, ndërsa janë larguar 85 persona. Rritje të numrit të popullsisë shënojnë edhe Podgorica, Tivari, Budva dhe Tivati, ndërsa të gjithë komunat tjera vitin e kaluar kishin më pak banorë të regjistruar se në vitin 2013.
Viteve të fundit trend në rritje ka qene ardhje e banorëve kryesisht nga qytetet veriore të Malit të Zi.
Nga ana tjetër një dukuri shumë shqetsuese vazhdon pa ndërprerë me dekada e dekada. Emigrimi i popullatës nga vendlindja nuk është ndalur pothajse përgjatë gjithë kohës por në forma nga më të ndryshmet. Në bisedat e përditshme mund të mësohet se numri i njerëzve, sidomos i të rinjve, që largohen nga vendlindja kryesisht për në SHBA vazhdon që të rritet dita ditës. Rruga e zgjedhur tani më nuk është sikur dekada më parë por tani shfrytëzohet mundësia lehtesuese për pajisje me viza.
Janë me dhjetra e dhjetra persona nga Ana e Malit, Kraja por edhe nga Ulqini të cilët ”në heshtje” braktisin vendlindjen për të vazhduar jetën përtej oqeanit.
Historia rreth kësaj teme të dhimbshme për popullatën tonë vazhdon. /Ulqini Online/