Si sot 10 vite më parë në Ulqin dë të fillonte punën materniteti i qytetit tonë. Edhe përkundër vështirësive që e kanë përcjellur gjatë këtyre viteve me plot gojë mund të themi se materniteti e ka aryetuar ekzistencen e vet.
Materniteti i Ulqinit është njëri ndër më të vegjlit në Mal të Zi, por sa i përket pajisjes me aparatura bashkëkohore mjekësore, me siguri radhitet ndër vendet e para në Mal të Zi. Ai është i pajisur me incubator transportabil, i cili ofron kushte optimal për transportimin e foshnjes deri në qendrën neonatologjike. Megjithatë ai akoma nuk ka sallë për kryerjen e operacioneve gjë që do të ndikonte ndieshëm në rritjen e numrit të lindjeve. Të shpresojmë që së shpejti do të zgjidhet edhe kjo çështje.
Për 10 vite e kaluara në maternitetin e Ulqinit janë kryer 1337 lindje. Shifra në fjalë është e mjaft lakmueshme dhe e gjithë kjo meritë i shkon personelit të palodhur të këtij institucioni shëndetsor.
Edhe shumë e shumë vite të tjera.
Më poshtë mund të shikoni numrin e lindjeve sipas viteve.
Viti | Lindjet |
2005 | 125 |
2006 | 149 |
2007 | 155 |
2008 | 172 |
2009 | 160 |
2010 | 142 |
2011 | 126 |
2012 | 126 |
2013 | 83 |
2014 | 99 |
Gjithsej | 1337 |
/Ulqini Online/