rinia-papunesiaPunësimi i të rinjëve respektivisht profesionisteve të degëve nga më të ndryshme paraqet problem në vehte dhe mjaft të theksuar.

Në një kronikë shumë interesante të Portal Analitikës rreth kësa tematike theks të veçantë i jepet anëtarësimit të të rinjëve në partitë politike si kusht lehtësues për të arritur te kryejnë stazhin e praktikantit apo edhe për punësimim.

‘’”Kush është në forumin e të rinjëve sot, me siguri që për 15 vite do të jetë në ndonjë funksion’’”, kështu deklarohet njëri prej 80 vetave i cili për kryerjen e stazhit të praktikantit kishte zgjedhur anëtarësimin në një parti politike.

Nga ana tjetër, Dragan Koprivica nfa CDT, përveç shumë faktoreve tjerë që ndikojnë në këtë tregon edhe për natyrën partiokratike të vet subjekteve politike.
”‘’Të rinjtë kanë kuptuar realitetin partiokratik në Mal të Zi ku afërsia me një parti politike është më e rëndësishme se arsimimi dhe përvoja’’”, shprehet ai.

Nuk është që situata qëndron më mirë edhe në komunat ku shqiptaret përbëjnë pjesën dërmuese apo të rëndësishme të popullatës ku problem ndoshta është edhe më theksuar.

By admini

One thought on “Shqetsuese: Anëtarësimi në parti, kusht lehtësues për punësim”

Comments are closed.