Virusi-gripitNga Dr Argëzon Sulejmani

“Për mua, frika është ngacmuese.”
– Senna A.

GRIPI NË NUMRA

Pandemia e shkaktuar nga Gripi Spanjoll ka çuar drejt vdekjes rreth 5milion njerëz në mbarë botën(1918-1919), që i bie rreth pesëfish më shumë se humbja në njerëz gjatë Luftës së I Botërore.
Pandemia e Gripit Azian(1957-1958) ka marrë jetën e gati 2milion banorëve të globit.
Pandemia nga Grip i Derrit (H1N1)-2009. rezulton të ketë qenë fatal për 150.000-500.000 njerëz. Veç kesaj, OBSh ende sot përpunon të dhënat, marrë parasysh edhe të tjera fatalitete nga periudha post-pandemike.

LETËRNJOFTIMI I VIRUSIT TË GRIPIT

I takon familjes Orthomyxoviridae(i a.q. “goditës i mukozave”). Tipet e virusit që shkaktojnë gripin në njerëz njihen si Virus Influenzae:
– tip A(që veç njeriut sulmon edhe kafshët e shpezët),
– tip B(që nuk shkakton pandemi) dhe
– tip C(që kryesisht lokalizohet)
me nëntipet e tyre shkathtësisht të modifikueshëm.

DEFINIMI

Gripi(Influenca) është sëmundje kohëshkurte virale e rrugëve të fymëmarrjes e shkaktuar nga Virusi i Influencës. Periudha e inkubacionit llogaritet të jetë rreth 2ditë. Përhapja e tij bëhet përmes:
-spërklave(psh, gjatë teshtimës, kollës),
-kontaktit fizik(psh, përmes duarve) dhe
-materjaleve përcjellëse të të sëmurit(psh, facoleta, peshqire, etj).
Kohëzgjatja, në më të shumtën e rasteve shtrihet në një javë.

MANIFESTIMI

-temperaturë mbinormale trupore(deri ne 40C)
-grykëdhembje,
-lëngëzim prej hundësh(sekret nazal),
-skuqje dhe lotim të syve,
-kollë të thatë e ngacmuese,
-dhëmbje dhe tendosje koke,
-plogështi të përgjithshme,
-dhimbje muskulare,
-apetit të pakësuar,
-kurse në më pak të tjera raste edhe mundim, vjellë e barkqitje.
Veçanarisht, tek fëmijët e moshës 5-12 vjeç, deri ne 90% të rasteve, kombinimi i temperaturës së lartë trupore dhe kollës së thatë ngacmuese e plogështisë së gjeneralizuar jep një pasqyrë dramatike në pamje të parë.

KOMPLIKIMET

Janë të mundshme. Vet virusi mund të zbresë në tërë terrenin respirator deri në mushkëri dhe të shkaktojë të a.q. ‘’kallje të mushkërive’’ ose pneumoni. Veç kësaj, si pasojë e një organizmi që plogështohet, shumë të mundshme janë mbiinfeksionet nga bakterjet apo agjentët e tjerë patogjen.
Sidomos tek fëmijët e vegjël, shpesh-herë shoqërohet edhe me:
-inflamim të veshit(otite),
-korridoreve sinusoide(sinusite),
-bronheve(bronkite),
-mushkërive(pneumoni), etj.

GRUPET E RREZIKUARA

Janë: të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike.

TRAJTIMI

Përballimi përmes antiviraleve ende është në fazat joinkurajuese (Oseltamivir-Tamiflu, Zanamivir-Relenza, Amantadin-PK Merz, Rimantadin-Remavir).
OBSh ende sot përpunon planet, në bazë të të cilëve do të vihet deri tek protokolet më të përshtatshme për trajtimin e Gripit me kundërviralë. Mendohet që, përdorimi i tyre 48h pas shfaqjes së simptomeve është inefektiv.
Tretmani simptomatik duket të jetë më i favorshëm, që nënkupton:
-regjim shtrati,
-hidrim oral,
-analgjetikë dhe
-antipirretikë sipas rastit.

KUJDESI

-evitimi i hapësirave të mbyllura,
-evitimi i kolektiveve,
-kujdesi i shtuar mbi higjienën e duarve dhe materjaleve përdoruese ditore,
-shtimi i dozës së lëngjeve,
-racioneve ‘me lugë’,
-pemëve dhe perimeve,
janë këto disa nga mënyrat që ndihmojnë në raport me virusin e çdo dimri.

KOSTOJA

Domosdo, siç çdo pandemi tjetër, edhe ajo e gripit shkakton mjegullnajë sociale. Pushime mjekësore, mosndjekje të proçesit mësimor, kolektive të punës me personel të cunguar, etj. janë disa nga amullitë që vine falë tij.
Të gjitha këto përbëjnë kosto të larta, që i paguan shtrenjtë çdo buxhet kombëtar, për këtë çdo ditë punohet në gjetjen e risive që do të mund të lehtësonin barrën që lë pas virusi stinor dimëror.
Llogaritet që sëmundshmëria përhapet përvitshëm në rreth 5milion njerëz në mbarë botën, ku një e dhjeta e tyre përfundon me fatalitet.
Arkat shtetërore llogarisin, varësisht prej vendit, shkarkime financiare nga 10-100dollarë për çdo trajtim të përditshëm të një personi që manifeston gripin sezonal.

VAKCINA

Grupet e rrezikuara preferohet të imunizohen. Secili formacion shtetëror nxjerr programin e vet për vakcinimin e popullsisë. Përfshirja e të gjithë popullatës është e pamundshme.
Vakcina e përvitshme është në fakt split-vakcinë e çaktivuar e cila përmbanë në vetvete nëntipet e caktuara të Virusit të Influencës. Përbërjen e saj e përcakton në çdo vit ekipi i ekspertëve të OBSh.
Më përpara marrjes së vakcinës preferohet kontrolli rutinor i mjekut të zgjedhur si dhe marrja parasysh e historisë tuaj jetësore me reaksionet alergjike dhe sëmundjet kronike.

ANTIBIOTIKËT vs GRIPI

Antibiotikët nuk ndikojnë në shkaktarin e Gripit. Sipas statistikave, vetëm 1 në 100 pacientë gripoz meriton mjekimin me antibakterjalë. Ky përcaktim kaq i thuktë bëhet edhe me qëllim të zhveshjes së çdo arsyetimi të mundshëm se këta të fundit janë të indikuar në rastet virale.
Gjithsesi, komplikimet e mundshme që e shoqërojne Gripin, janë histori më vete dhe për këtë gjithnjë preferohet konsulta e detajuar mjekësore.

*artikulli ka karakter informativ, pas izolimit të tipeve të parë të Virusit të Gripit(A dhe B) në dimrin e 2015-s në hapësirat tona lokale.
**bazuar në literaturë profesionale dhe statistika të vëna në dispozicion nga grupet punuese të OBSh-së(Organizata Botërore e Shëndetësisë).

By admini