mesuesja-rreh-me-shuplakaNjë video ku një mësuese rreth një nxënës të shkollës fillore është shpërndarë në rrjetet sociale. Dhjetëra persona kanë shpërndarë në Facebook një video rreth 10 sekonda ku një mësuese ka goditur me pëllëmbë një nxënës. Goditjet kanë qenë rreth 4 si dhe një shkulje veshi të shoqëruara me të bërtitura. Mësohet se nxënësi ka bërë zhurmë në klasë dhe mësuesja ka si zgjidhje shuplakat.

Në rrjetin Youtube, theksohet se ngjarja ka ndodhur në Koplik, por kjo mbetet të verifikohet. Nga pamjet mosha e nxënësve nuk duket më shumë se 8-9 vjeç.

 

Burime bëjnë me dije për News24 dhe BalkanWeb se dyshohet për shkollën 9-vjeçare “Prekë Gjoni” në Bajzë të Malësisë së Madhe.

Video duket qartë që është realizuar nge një nxënës me celular, i ulur në bankat e fundit të klasës.

Ajo që dëgjohet e dallohet qartë në video është dialekti gegë i mësues që qëllon nxënësin duke e pyetur “ç’është ai muhabet… “ ?

 

By admini