Euro_vs_DollarDita e enjte ka shënuar rekordin historik të shkëmbimit të një euroje ndaj dollarit amerikan në 11 vitet e fundit. Në tregjet ndërkombëtare ajo shkëmbehej me më pak se 1.13 dollarë. Kjo rënie e monedhës së përbashkët evropiane vjen në momentin kur Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar se do të derdhë miliarda euro në ekonominë e rënduar të Eurozonës.

Ky institucion tha se do të blejë letra me vlerë, prej 60 miliardë eurosh në muaj, deri në fund të shtatorit 2016. Blerja e letrave me vlerë do të çojë në shtypjen e 1 trilion eurove.
“Është një rënie shumë e fortë që mund të shpjegohet nga natyra ofensive e masave të shpallura nga BQE-ja, dhe për nga niveli i tyre i lartë në raport me pritshmërinë e tregjeve”- shpjegoi Nick Bennenbreok i agjencisë Wells Fargo

By admini