Studentëve të cilët studiojnë në universitet shqiptare në pikën kufitare të Sukubinë – Muriqanit nga pala shqiptare i’u kërkohet vertetimi për pagesën e taksës së leje qendrimit të përkohshëm ose në të kundërtën nuk do ti lejojnë që të kalojnë kufirin.
Në lidhje me këtë sot ka reaguar edhe kryetari i Këshillit Kombetar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu që i ka dërguar një letër ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Podgoricë Ernal Filo. Në këtë letër Nimanbegu i’a rikujton ambasadorit marrëveshjen e vitit 2012 në mes të dy qeverive për arsim me të cilën rregullohet që taksa për leje qendrimi të përkohshëm nuk paguhet.
Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi dhe si duket nuk zbatohet nga komesariatet e policisë si nëpër bashki (shembull: Kamza) ashtu si në pikat kufitare, ia rikujton ambasadorit kryetari i KKSh-së Genci Nimanbegu.
Në fund Nimanbegu i lutet amabasadorit Filo që të njoftojë palën shqiptara për këtë çështje.