Subjekti politik Alternativa Shqiptare sipas të gjitha gjasave do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Komunën e Ulqinit.
Pas arrtijes që të dalë si subjekti më i votuar shqiptar në zgjedhjet lokale të dieles së kaluar në Tuz, ky subjekt është duke bërë përgatitje intensive për zgjedhjet e 4 shkurtit, që do të mbahën në Komunën e Ulqinit. Këtë e tregon zyrtari i lartë i këtij subjekti, Nik Gjeloshaj.
”Dua të njoftoj opinionin e gjerë, që ASH është duke bërë përgatitje intensive për zgjedhjet e 4 shkurtit, që do të mbahën në Komunën e Ulqinit. Mbas hapjes së zyrës atje, kemi formuar Grupin Koordinues, që në bashkëpunim me strukturat qendrore të ASH, është duke punuar për prezentimin tonë dinjitoz në këto zgjedhje!”. kështu shkruan ndër të tjera në faqen e vet z. Gjeloshaj.
Nuk dihet nëse ASH në këto zgjedhje do të dalë e vetme apo në ndonjë koalicion me ndonje subjekt tjetër.
”ASH është e hapur për bashkëpunim parazgjedhor me subjektet nacionale, dhe jemi të sigurt që do të kemi përfaqësuesit tonë në përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Ulqinit!”,. deklaron Gjeloshaj.
Zgjedhjet lokale në Komunën e Ulqinit do të mbahen me 4 shkurt.