Ditën e premte është mbajtur diskutimi publik qendror për buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2018. Njëra nga organizatat joqeveritare mjaft aktive në Komunën e Ulqinit, OJQ ”Horizonti i ri”, nëpërmes një postimi në rrjetin social shprehin habinë pët një lëshim të tillë.
Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin nga OJQ ”Horizonti i ri”.
SOT ËSHTË MBAJTUR DISKUTIMI PUBLIK QENDROR PËR BUXHETIN E KOMUNËS SË ULQINIT PËR V. 2018.
Është hera e parë që ne si organizata të shoqërisë civile nuk patën asnjë informacion zyrtar për mbajtjen e Shqyrtimit Publik për Buxhetin e Komunës për v. 2018.
Kemi ngelur të befasuar nga ky informacion dhe nuk mund të besojmë se si është e mundur që në faqen zyrtare në internet të Komunës së Ulqinit, nuk është publikuar thirrja publike për mbajtjen e tribunave publike për Buxhetin e v. 2018 Ulqinit (as në gjuhë shqipe, as në atë malazeze):
http://www.opstinaulcinj.com/…/Shqyrtimet-publike-dhe-publi…
http://www.opstinaulcinj.com/…/Javne-rasprave-i-objave.shtml
Diskutimi publik është obligim ligjor dhe sipas Statutit të Komunës së Ulqinit ai nuk mund të zgjasë më pak se 15 ditë.
Ligji për Qasje të Lirë në Informata (neni 12), në mes tjerash, e obligon qarte organin e pushtetit që në faqen e vet të internetit të publikojë informatat për: draftet, propozimet dhe tekstet përfundimtare të dokumenteve; planeve strategjike dhe të programeve për zbatimin e tyre.
Duhet të përmendim që dikur aktivistët e OJQ-ve kanë qenë publiku kryesor në diskutimet për Buxhetin e Komunës.