ISMAIL QEMALI PËR NEW-YORK WORLD (1913) : “NËSE THEODORE ROOSEVELT KANDIDON PËR FRONIN E SHQIPËRISË, FITON !” REAGIMI I ISH-PRESIDENTIT AMERIKAN.
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Dhjetor 2017
Deklarata i Ismail Qemalit, mbi sugjerimin e kandidaturës së Theodore Roosevelt për tu bërë mbret i Shqipërisë, ka bërë jehonë në New-York, ku gazetarët vendas janë vërsulur asokohe menjëherë ne drejtim të ish-presidentit amerikan me qëllim që të njohin reagimin e tij lidhur me këtë çështje.
Ja si e përshkruajnë gazetat franceze, “L’Intransigeant” dhe “L’Aurore”, këtë ngjarje, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :
ew-York, 12 maj. – Qemal Beu, delegati shqiptar në konferencën e Londrës, është intervistuar nga një përfaqësues i New-York World, të cilit i ka thënë se nëse ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Theodore Roosevelt, kandidon për fronin e Shqipërisë, ai beson se shqiptarët do ta zgjedhin atë si më të preferuarin nga çdo kandidat tjetër.
New-York, 13 maj. – Z. Roosvelt ndiqet nga gazetarët që kur New-York World publikoi një intervistë të Qemal Beut, kreut të qeverisë së përkohshme shqiptare, aktualisht në Londër, i cili thuhet se tha se nëse ish-presidenti i SHBA-së do të ishte kandidat për fronin e Shqipërisë, ai do të kishte shanse për sukses.
Roosevelt, i cili konsideron këtë botim qesharak, shmang çdo deklaratë, qoftë edhe humoristike.
* (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)
https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-austriake-1880-fjalimi-i-hodo-bej-sokolit-gjate-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise-ne-shkoder-me-19-prill-1880/.