Shkruan Albina Osmani Markasheviq
Gjinia femërore është një botë ne vete, prandaj shumë femra (me përjashtime) kanë tendencë për t’u krahasuar me njëra tjetrën, qoftë me vetëdije apo pa vetëdije. Në veçanti, ky krahasim vjen në shprehje, ose bëhet tepër i dukshëm dhe më i përfolshëm. Kur një femër gjysmë e formuar, ose me plot mungesa në karakter dhe profesion, ndjehet e rrezikuar nga një femër tjetër, e cila është më e ngritur, ka një formim personaliteti relativisht të plotë dhe të mbështjellur me ngjyrime karizmatike të shpirtit emancipues. Një femër me një shpirt të lartësuar, mendje të ndritur, pamje joshëse, qëndrim elegant dhe rrezatues, gjithmon provokon dhe zgjon shqisat dashakeqe të femrave, të cilat i kanë të mangëta këto virtyte njerëzore.
Prandaj, si rrjedhoj, në mes të këtyre dy grupeve femërore, pas shpine ose pas dyerve të mbyllura, zhvillohet një luftë verbale, jokonstruktive dhe dashakeqëse. Pra, femra gjysmë e formuar, në pamundësi për të konkuruar dhe garuar me nivelin e femrës së emancipuar në bazë meritore, ajo përzgjedh ta sulmoj ose godasë dinjitetin dhe integritetin e saj, pa bazë dhe argumente të arsyeshme. Në kontekst të këtij sulmi moral dhe profesional, në mes të këtyre dy grupeve, zhvillohen pole të kundërta, me energji armiqësore dhe regresive. Disa nga arsyet pse janë ngritur këto mure përplasëse ose kundërshtuese mes këtyre dy grupeve të femrave, do të përpiqena që t’i shqellojmë në vazhdim të këtij shkrimi.
Femra e natyrshme dhe me pasion për të shërbyer shoqërinë në mënyrë të denjë, dallon në shumë aspekte të formimit, në krahasim me femrën gjysmë të formuar. Për më shumë, të dy grupet, në thelb janë ose llogariten të suksesshme dhe gëzojnë një punë, mirëqenie materiale ose status shoqëror, por në kuptim më të ngushtë të fjalës, por ato dallojnë në mënyrën se si janë formuar dhe çfarë rrethana dhe mundësi kanë shfrytëzuar. Është ai lloji i femrave që është ndërtuar me themel dhe në vazhdimësi, dhe është ai lloji tjetër që është ndërtuar në mënyrë gjysmake, rastësisht dhe me vështërësi.
Grupi i parë i femrave, kanë treguar gatishmëri për t’u formuar si personalitete që në fëmijërinë e hershme dhe dashurin për librin e kanë pasur të mbjellur në mënyrë sistematike, ndërsa lloji i dytë i femrave nuk kanë lexuar asnjëher, por janë dhënë pas librit vetëm kur u është parashtruar nevoja eventuale dhe mundësia për të shfrytëzuar privilegjet dhe për të realizuar interesat. Pra, këto femra nuk është se e duan librin dhe kanë motivim të brendshëm dhe të natyrshëm për të lexuar, por kanë motive të jashtme , me nuanca të thella interesi, privelegji, pushteti, statusi shoqëror, popullariteti dhe nevoja për simpatinë e të tjerëve.
Këto sjellje që shfaqen në përputhshmëri me egoizmin e tyre shkenca e psikologjisë këto persona i kategorizon si nevrozë dhe i ndanë në nevojë për pushtet, nevojë për pëlqimin nga të tjerët e kështu me rradhë. Pra, derisa lloji i parë i femrave është i pajisur me virtyte, aftësi, njohuri dhe vlera në vazhdimsi dhe kanë krijuar karrierë në mënyrë të plotë dhe të thellë, duke apsorbuar shprehi pune dhe duke vepruar profesionalisht në çdo nivel të fushës që ushtron, ndërsa lloji i dytë i femrave aty për aty shndrohen në “eksperte” në profesionin që ushtrojnë. Lloji i parë i femrave ka njohuri të përgjithshme dhe të kompletuara, kanë koncepte të qarta dhe dinë të bëjnë sinteza të njohurive të fituara më parë, për të zbërthyer dhe trajtuar fenomene shoqërore që ndërlidhen ngusht me jetën, rrethanat kulturore, gjendjen psikologjike e shoqërore dhe disponimin profisional të një populli. Ndërsa grupi i dytë i femrave, kanë njohuri gjysmake dhe të rastësishme ndërlidhur me profesionin që ushtrojnë, duke i kamufluar potencialet e kufizuara profesionale përmes koncepteve dhe ideve që i marrin të gatshme nga burime të ndryshme, me raste të dyshimta dhe i modifikojnë, për të krijuar përshtypje se janë origjinale të tyre.
Grupi i parë i femrave kanë devotshmëri dhe diciplinë në punën që e ushtrojnë dhe gjithmon mbështeten në një standard pune të pranueshëm dhe efektiv për shoqërinë, në çdo fushë të jetës. Ndërsa grupi tjetër i femrave përpiqen t’i mbulojnë mangësitë profesionale përmes lëvdatave, lajkave, gënjeshtrave dhe manipulimeve që bëjnë, për të ndërtuar një imazh të rrejshëm, por bindës për masën, rrespektivisht bindës për ato individ që nuk e kanë të zhvilluar të menduarit kritik dhe analitik, pra, që lehtësisht pranojnë atë që u servohet dhe lehtësisht binden ndaj këtyre modeleve dhe imazheve të rrejshme. Grupi i parë i femrave nuk synojnë të imresionojnë publikun, as nuk pretendojnë të arrijnë famë, aq më shumë të lavdërohen ose të shtrembërojnë realitetin për të fituar respektin, por ato e tregojnë veten dhe punën e tyre duke kontribuar në vazhdimsi, për të mirën e përgjithshme dhe duke e realizuar atë mision përmes punës së vërtetë. Grupi i parë synojnë mirëqenie fizike, mendore dhe shpirtërore përmes rrugës së denjë dhe përplot sakrifica, ndërsa grupi i dytë synojnë paranë, pushtetin, famën ose statusin shoqëror, duke mos zgjedhur mjete për të arritur qëllimin.
Kur një femër e vërtet e suksesshme, gëzon një pamje të bukur dhe një mendje të ndritur, për më shumë kur është ndërtuar dhe formuar si personalitet gjatë gjithë jetës, ajo sulmohet dhe goditet rëndë nga grupi i dytë i femrave, që nuk e kanë forcën mendore dhe shpirtërore për t’u krahasuar dhe për ta mbisunduar kapacitetin e saj, të cilin kapacitet e ka ndërtuar me vite, pa ndërprerje. Po i njejti grup i femrave, në pamundësi për të gjetë paralelizëm me këto femra, përzgjedhin t’i nënvlerësojnë,, përqeshin dhe demotivojnë shpirtin e brendshëm, të cilin e ka ndërtuar me vite me radhë dhe me punë të vazhdueshme. Kur femra gjysmë e formuar e godet moralisht një femër tjetër të denjë, kjo nënkupton se vullneti i saj nuk qëndron në gjetjen e formave njerëzore për të konkurruar me femrat tjera, por ajo përzgjedh forma të ulëta, dekurajuese dhe dashakeqe, për të luftuar konkurencën.
Nga kjo që shprehëm më lartë, mund edhe të përfundojmë se femrat nuk duhet të godasin shpirtin e njëra-tjetrës, me qëllim që të zhvillojmë dhe ndërtojmë një ardhmëri më të mirë për botën femërore. Për ta bërë këtë, për ta ruajtur shëndetin mendor, çdo femër duhet t’i nënshtrohet vetë-analizës, me qëllim që të identifikoj nevrozat që e udhëheqin në jetë dhe t’i mbajnë nën kontrollin e duhur. Qasja progresive e një femre kundrejt një femre tjetër, do ta shërbente shoqërinë pozitivisht dhe njëkosisht do të prodhonte kushte të shëndoshta dhe të dobishme për gjeneratat e reja.