Exit-Poll-i “Gani Bobi” kas paraqitur rezultatet e para pas mbylljes së vendvotimeve në Klan Kosova.
Agim Aliu, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, ka fituar në Ferizaj.
Kandidati PDK-së, Sokol Bashota, do të qeverisë me komunën e Klinës për katër vitet e ardhshme.
Kandidati i AAK-së për Gjakovë, Ardian Gjini ka fituar këtë komunë me 58.0% , thuhet sipas sondazhit të Exit POll-it.
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të qeveris edhe një mandat tjetër si Kryetar i komunës së Gjilanit.
Agim Bahtiri, kandidati i Aleancës Kosova e Re, ka fituar në Mitrovicë.
Më vonë pritet që edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i shpallë rezultatet preliminare.