Sot ne Ostros u organizua dita e Gështenjës ku morrën pjesë një numër i madh i qytetarëve kësaj treve të shquar si dhe prej Ulqinit, Tivarit e Shkodrës. Prezantimi i prodhimeve cilësore vendase ishte në fokus të vemendjes së vizitoreve.

Në një post të tij, kryetari i Komunës së Ulqinit, prezent edhe vet në këtë aktivitet njofton edhe për një peticion të inicuar nga Shoqata “Kraja”. Peticioni në fjalë ka të bëjë me hapjen e vend kalimit kufitar në Skje-Zogaj i cili do të përgjysmoj rrugën prej Krajës deri në Shkodër prej 40 në 20 kilometra dhe do ta nxjerr këtë zonë nga izolimi.

Në një foto, postuar po nga kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, shihet se ai ishte duke e nënshkruar atë peticion.

By admini