Diskursi politik

 

Barometer tregues  i nivelit të demokracisë të çdo vendi  përveç të drejtave dhe lirive të njeriut është edhe  qasja e pushtetit  ndaj pakicave kombëtare, përkatësisht qendrimi i shumicës ndaj pakicës,  sipas standardëve ndërkombëtare. Në këtë aspekt në vendet e ish kampit socialist pas dështimit të këtij sistemi shoqëror është punuar vazhdimisht për aplikimin e standardëve demokratike europiane, për të eliminuar qasjen hegjemoste e cila ishte e pranishme dekada me radhë ne vendet  përkatëse.Ndërsa rasti i Shqipërisë është specifik, sepse kemi përcaktimin e pakicave kombëtare jo sipas kritereve të njohura por sipas diktatëve politike.

Nail  Draga

Gjatë muajit tetor  vlen të cekën dy ngjarje  më peshë  që kanë të bëjnë me Kuvendin e Shqipërisë. E para ishte një ceremoni   përkujtimore me rastin e 70 vjetorit të ekzekutimit të 16 deputetëve në vitin 1947, nga ana e diktaturës komuniste,  ndërsa  e dyta ka të bëjë me miratimin e projektligjit   për pakicat kombëtare.

Pra, kemi të bëjmë me një projektligj i cili definon dhe legalizon pakicat kombëtare  në Shqipëri  sipas standardëve ndërkombëtare. Trajtimi i kësaj çështjeje nuk është i panjohur për opinionin e gjerë, por të gjithë jemi dëshmitarë se edhe numri i pakicave kombëtare është politizuar sikurse edhe veprimtaritë tjera shoqërore. Eshtë çështje tjetër sa është real numri i përgjithshëm dhe shtrirja territoriale e tyre, sepse vazhdimisht ka spekulime. Nga të dhënat e ndryshme arkivore dhe historike dihet se  në hapësiren  etnogjeografike shqiptare në të kaluarën janë vendosur pjesëtarë të popujve  të ndryshëm,  për motive kryesisht sociale, të cilët kanë punuar në pronat e shqiptarëve. Cekim me ketë rast pjesëtarët e pakicës greke  në Dropull, apo ate malazeze(sllave) në Vrakë mbi Shkodër, të cilët  vazhduan të qendrojnë aty  së bashku me popullsinë shqiptare, duke marrë statusin e qytetarëve të Shqipërisë.Dhe janë pikërisht këto dy pakica kombëtare të cilat janë pranuar  në Lidhjen e Kombëve në vitin 1921, të propozuar nga qeveria shqiptare. Ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore, statusin e pakicës kombëtare e fituan edhe pjesëtarë të popujve të tjerë,  duke u bazuar qoftë në aspektin etnik, gjuhësor apo kulturor.

Bëhët me dije se në fillim të tetorit në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, me votat e të gjitha palëve është pranuar kërkesa e shoqatave bullgare  për tiu shtuar listës së minoriteteve në Shqipëri edhe  pakicën e tyre. Ishte kjo një risi sepse deri më tash zyrtarisht në Shqipëri nuk njihej pakica bullgare, edhe pse një qasje e tillë spekulohej nga mediat e ndryshme. Madje cekëj se shqiptarët janë deklaruar si bullgarë, duke marrë pasaportat e Bullgarisë, për të përfituar nga antarësimi i këtij vendi në Bashkimin Europian.Eshtë pikërisht gjendja e pavolitshme ekonomike, që i ka detyruar shqiptarët të emigrojnë nga vendi i tyre, duke marrë pasaportat e vendeve të tjera, për tiu mundësuar qarkullimin pa pengesa në Bashkimin Europian. Dhe pikërisht  në mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë të mbajtur me 13 tetor 2017, u miratu projekt ligji për pakicat kombëtare, me 102  vota për, 10 kundër dhe 1 abstenim ka njoftuar ATSH.

Shqipëria vend specifik për pakicat

Para se te miratohej në Kuvend një projektligj i tillë qarkullonin informata te ndryshme në media se Shqipëria po bëhet vend specifik, me vet faktin se deri më tash janë të njohura ligjërisht tetë pakica kombëtare, të cilat janë: pakica kombëtare greke, malazeze, maqedonase,  vllehe/aromune, rome, egjiptiane, boshnjake, serbe. Dhe këti numri i shtohen edhe bullgarët, duke e rritur në nëntë numrin e pakicave kombëtare.

Më të drejt bëhët pyetja se cilat janë kriteret që një bashkësi komunitare të marrë statusin e pakicës kombëtare. Dhe a janë konsultuar institucionet shkencore apo subjekte të tjera relevante që njohin çështje të tilla. Më sa jemi në dijeni nuk ka ekzistuar  ndonjë qasje shkencore apo profesionale në lidhje me këtë çështje, por ka dominuar ajo  politike, nga del se kemi të bëjmë me politizimin e pakicave kombëtare. Një veprim i tillë nga Qeveria e Shqipërisë nuk është për të çuditur sepse nuk ka veprimtari e cila nuk ka marrë përmasat e politizimit, dukuri kjo e cila do të ketë pasoja në të ardhmen.

Por, sipas informacioneve del se në lidhje me minoritetin bullgar në Shqipëri, ka ekzistuar edhe një letër nga disa deputetë europarlamentar, por gjithashtu edhe kërkesë nga qeveria bullgare për njohjen e pakicës bullgare në Shqipëri.  Dhe nga një presion i tillë u dorëzua fillimisht qeveria shqiptare, e më pas  deputetët me shumicë absolute të votave e votuan një projektligj të tillë.

Dhe pas një votimi të tillë pati reagime të ndryshme në vend dhe jashtë, ku duhet veçuar ate nga  diplomacia bullgare qe e ka cilësuar si fitore të saj, sepse është arritur objektivi pas 104 viteve. Eshtë çështje tjetër ana praktike, se sa është real numri i bullgarëve në Shqipëri, dhe si do të jetë qasja e popullsisë sllave maqedonase në të ardhmën, duke e ditur se deri më tash pakica bullgare nuk ka qenë e legalizuar. Në sajë të gjendjes së pavolitshme ekonomike, qytetarët e Shqipërisë kanë emigruar më të madhe në këtë periudhë të tranzicionit, ku madje cekët se në emigracion janë rreth 1.2 milion shqiptarë. Në këtë valë të emigrimit, nuk ka dilemë se një numër i konsideruar i qytetarëve  shqiptarë kanë marrë pasaporta të vendeve të ndryshme, ku përjashtim nuk bën as Bullgaria. Pikërisht ky ishte edhe motivi i angazhimit konkret i qeverisë bullgare  për njohjen e pakicës bullgare në  Shqipëri. Bëhët më dije së qytetarë nga krahina e Gollobërdës, Gora e madje edhe nga Kukësi janë pajisur me pasaporta bullgare. Eshtë çështje tjetër se si do të jetë në të ardhmën deklarimi i maqedonasve, apo edhe ata do të joshën me pasaporta bullgare, duke e ditur se Bullgaria ka përparësi për lëvizje të qytetarëve si pjesëtare e Bashkimit Europian.Një veprim i tillë nuk duhet të jetë befasi duke ditur faktin se një numër i konsideruar i qytetarëve të Maqedonisë të deklaruar me kombësi maqedonase janë pajisur me pasaporta bullgare, nga del se si të tillë janë edhe nga aspekti kombëtar.Nuk dihet saktësisht se sa ishte ai numër por bëhej më dije  se ishin disa dhjetëra mijëra, që ishte shkak   qe ndikoj  të anulohet edhe regjistrimi i popullsisë në Maqedoni në vitin 2011.Ishte ky një veprim i imponuar për të eliminuar  realitetin e strukturës  kombëtare të popullsisë në Maqedoni.

Diversiteti kulturor i pakicave

Një numër i tillë pakicash kombëtare  paraqet një diversitet kulturor dhe nuk duhet të paraqesë ndonjë shqetësim sepse paraqesin    një përqindje të vogël në kuadër të popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë, edhe pse përfaqësuesit e tyre japin shifra joreale, që nuk ia vlen të komentohen.  Shqipëria si më herët edhe tash është vendi më homogjen në aspektin kombëtar të popullsisë,  si rrallë ndonjë vend  tjetër në Europë. Pakicat kombëtare me një të kaluar të konsiderueshme  janë bërë qytetarë të Shqipërisë  pa harruar origjinën e tyre  dhe kanë dhënë kontributin  në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror si në të kaluarën dhe në ditët tona.

Kriteret e jo vendimet  politike

Pa mohuar të drejtën elementare të çdo individi që të deklarohet në aspektin kombëtar ashtu si e ndien vetën, për legalizimin  e pakicave të ndryshme kombëtare duhet  patjetër të  respektohen kriteret përkatëse e jo të merren  parasysh vendimet  politike. Nëse në të ardhmën do të vendosë politika si ishte rasti me pakicën bullgare, nuk përjashtohet mundësia që numri i pakicave kombëtare në Shqipëri të jetë në rritje. Sepse nuk do të jetë befasi që ndonjë grup të deklarohet  fjala vjen si  italian apo turq dhe të paraqesë për legalizim një kerkesë të tillë. Sepse nëse  iu është mundësuar bullgarëve të jenë pakicë kombëtare, një dukuri e tillë për të tjerët nuk do të jetë  përjashtim, nëse politika nuk vendosë ndryshe.

(Nëntor, 2017)

By admini