Profesori i lëndës së matematikës në SHF ”Mahmut Lekiq” në Tuz, z. Elez Nikoviq, ka dalur me një deklaratë rreth dorëheqjes së tij nga vendi i punës dhe aryet që e kanë çuar deri tek ai hap.

Deklaratën e profesorit mund ta lexoni të plotë më poshtë.

DEKLARATË

LIDHUR ME NGJARJET NË SHF MAHMUT LEKIQ, TUZ
(I NXITUR NGA DEKLARATA E DREJTORIT SE ASKUSH NUK MUND TË THOTË NDONJË PARREGULLSI E TIJ)

Deklarata e drejtorit dhënë gazetës së përditshme Vijesti, me 4.10.2017, ka qenë: ,,Nuk e di se për çfarë ankohen, askush nga ata nuk më ka thënë një gjë të tillën katër sy. Nëse dikush ma thotë këtë  drejtpërdrejtë gjatë mbledhjes së Këshillit të arsimtarëve, askurrë më nuk do të hyjë në shkollë”.
 

Kjo deklaratë e drejtorit është e pavërtetë.
Vërejtje në parregullsitë e tij kanë pasur edhe profesorë të tjerë, të cilët ja kanë thënë në sy edhe në mbledhje të Këshillit të arsimtarëve.
Unë në mbledhjet e mbajtura më 19.05.2017 dhe 20.5.2017, që ta mbroj të vërtetën mbi të cilën kam mundur të luftoj vetëm përmes dorëheqjes nga vendi i punës së profesorit të matematikës, më 24.5.2017, midis tjerash kam thënë: Shkollën po e çon drejtë territ, po nxitë agresivitet dhe papunësi tek nxënësit ( duke premtuar kalueshmëri përmes mbivotimit me manipulime). Në pyetjen time se cila është baza kur kërkon votat e profesorëve që të gjitha notat të jepen kaluese, kur këta nxënës kanë mbi dhjetë vërejtje, kur asnjëherë as lapsin se kanë marrë në duar, kur nuk e dinë as tabelën e shumëzimit (i ka pyetur zv.drejtori Junçaj pas kërkesës sime), duke e pohuar që e din se është kështu mora këtë përgjigje: ,,Nuk guxojmë ti hidhërojmë prindërit, sepse Elezi e Frani nuk janë profesorë të matematikës, prandaj do i largojnë nga shkolla”.
E pavërtetë: sepse që të dy jemi pranuar përmes konkursit ( ing. i dip. i mak. dhe ingi. i dip. i el.)
Fyerje e dyfishtë: sipas meje sepse, siç edhe i kam thënë, edhe djali i tij, zëvendësministri, por edhe 70%  studentëve të Malësisë e kanë përgatitur matematikën privatisht tek unë, pasi në këtë shkollë, por edhe në krejt Malësinë nuk ka asnjë profesor matematike, sepse siç e dimë për këtë lëndë ka mungesa edhe në krejt Malin e Zi.
Për prindërit:

 

Nuk besoj se në Malësi ka prindër të tillë që pa argumente të kërkojnë largimin e profesorit për shkak të tri notave të dobëta, e posaçërisht jo të një profesori gjashtëdhjetëvjeçar (para pensionimit).
Në fund ja kam thënë se kërkoj vetëm të vërtetën se ne si shkollë nuk ia kemi arritur t’i edukojmë nxënësit e përmendur e as që unë kam arritur t’i mësoj. Vetëm kjo e vërtetë është e rëndësishme për mua, që mos të fshihet me mbivotim dhe kështu t’u jepet mundësia organeve kompetente (komisioneve) që të gjendet gabimi dhe të përmirësohet gjendja. E kam përsëritur se nuk mund të shkruaj të pavërteta dhe të mashtroj prindërit se ua kam mësuar fëmijët, se fëmijët e tyre dinë kur nuk dinë, e as që guxoj ta lejoj që dikush në emrin tim ta bëjë këtë ( përmes votave të njerëzve jokompetentë).

Edhe pse me kohë i kam njoftuar mbi sjelljet dhe mospunën e nxënësve, duke kërkuar të ftohen prindërit që të bisedoj me ta, këtë nuk e ka mundësuar drejtori, i cili është përpjekur ta frikësojë profesorin duke i nxitur nxënësit në agresivitet dhe papunë. P.sh. nxënësin,  i cili ka munguar gjysmën e ditëve të punës dhe nga unë ka marrë mbi dhjetë vërejtje, një ditë e sjellë në orë dhe më thotë para nxënësve të tjerë: ,, Nëse e shoh edhe njëherë këtë nxënës jashtë orës, do të ta marrë ditarin”!!!
Sipas meje është edhe për t’u çuditur edhe sjellja e sekretarit të shkollës (jurist), i cili në pyetjen time në prani të  zëvendësdrejtorit  Junçaj, nga i cili kam pasur përkrahje absolute( ,,Po të ishin të gjithë profesorët si ti do ishte i kënaqur”!- ka qenë komenti i zëvendësit mbi punën time), është shtruar pyetja që  si shok shkolle dhe si jurist ta sqaroi se cili është në gabim, unë apo drejtori? – Përgjigja: ,, Një profesor matematike (ka thënë edhe emrin) njëjtë sikur ti tani, nuk ka dashur të japë notë kaluese, por pasi dikush ja ka ,,shtrënguar” krahët, aji prapëseprapë e ka dhënë”.
Edhe unë edhe zëvendësi e kemi kuptuar këtë si kërcënim, por nuk kemi mundur të përfundojmë se për “kë” bëhet fjalë. Pas kësaj zëvendësdrejtori ka bërë propozimin qëllimmirë që të mendoj (e ka informua mbi këtë edhe zëvendësministrin Dukaj), por i kam përgjigjur: Nëse edhe njëherë insiston, do më ofendosh, le ta thotë Zoti që krahu im të mos shpëtojë, nuk pranoj pjesëmarrjen në futjen e territ në shkollë.

Pas dorëheqjes sime, që është lexuar në mbledhjen e tretë, nuk kërkoi votim, mbetën të gjitha notat e dobëta, jo vetëm tri të miat, pra u mbrojt e vërteta.
Me të pavërteta nuk ndërtohet por rrënohet e ardhmja (jam i sigurt dhe këtë ja kam thënë në sy se aji është duke e rrënuar).
Edhe atëherë u kam kërkuar falje profesorëve me ,,zërin” tim, gjë që e bëj edhe tani.
Si shtojcë paraqes edhe kopjen e dorëheqjes sime më 24.5.2017, nr.225/17.

Përshëndetje,

Me respekt Elez Nikoviq
Nju Jork, 7.11.2017

By admini