Fitoi zgjedhjet në Nju Jork, Mark Gjonaj: Faleminderimi im për shqiptarët, : “Ne e bëmë atë!- Koha ka ardhur tani!

 

 

Nga Beqir SINA New York City

NEW YORK CITY : Shqiptari shquar i Mark Gjonaj, një nga emrat e përfaqësuar më lart në politikën amerikane, pasi fitoi zgjedhjen për një vend në Këshillin e Bashkisë të New York-ut, ka dhënë një nga falenderimet e tij të fitores edhe për komunitetin shqiptarë në Amerikë dhe të gjitha ata që kontribuan në fitoren e tij, lexohet në mesazhin që ka shpërndar ai vet në llogarinë e tij në rrejetin shoqëror Facebook.

 

 

Gjonaj shprehet në mesazhin e tij se e ka fituar garën për Këshilltar së bashku me komunitetin shqiptar dhe së bashku me shqiptarët ai ka për të treguar se sa të susesshëm janë shqiptarët e Amerikës kur bëhen bashkë.

 

E vërteta është se Mark Gjonaj, mbrëm ka fituar garën më të fort në Bashkinë e qytetit të New Yorkut, një mes kandidatëve të dy partive më të mëdha dhe tradicionale ku ai u “luftua” pandershmërisht deri ditën e votimeve me të gjitha mjetet politike dhe shtypin jo vetëm nga Republikanët por edhe nga brenda partisë që tani Mark Gjonaj do të përfaqësojë, Partinë Demokrate , për postin e Këshilltarit në Këshillin Bashkiak të New York

 

Ne e bëmë atë!

 

U është drejtuar Mark Gjonaj sot në mesazhin e tij që ka shpërndar në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se:

 

Ne e bëmë atë! Natën e kaluar, dhe nuk kemi fituar vetëm një vend në Këshillin e Qytetit. Mbasi, ne mbrëmë fituam mundësinë për të sjellë ndryshime të vërteta dhe udhëheqje në Bashkinë e qytetit të New Yorkut.

 

“Tani puna fillon, në atë që unë shpresoj, thotë ai se ju do të bashkoheni me mua për të vazhduar udhëtimin që nisëm së bashku: ‘Wake up City Hall’, nuk mund të jetë më “Tale of Two Boroughs”, ndërsa, unë premtoj të vazhdoj të luftoj për Bronksin që e njohim dhe e duam”.

 

Jam shumë krenar shprehet shqiptari që bëri histori për të dytën herë që kam pasur mbështetjen e shumë prej jush; miqtë, familjen, stafin, kolegët dhe fqinjët. Ju keni treguar me të vërtetë atë që se çfarë mund të bëjmë kur jemi bashkë dhe qëndrojmë së bashku.

 

“Faleminderit për besimin tuaj, punën e madhe dhe përkushtimin ndaj kësaj fushate – përkatësisht Mark Gjonaj
Anëtar i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut, Qarkut 13

 

 

Ndërkaq disa ditë më parë duke i dhën gazetares Kozoeta Turishta një mesazh mesazhi të tij për shqiptarët, në një intervistë për Dritare.net ai thotë :

 

“Mesazhi im është sa i vjetër, aq edhe aktual për kohët moderne.
Të luftojmë të jemi më të bashkuar, sepse vetëm të bashkuar e të koordinuar mund të punojmë për të mirën e komunitetit tonë, në një plan të vogël, dhe për të mirën e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, në planin më të madh. Fuqizimi i individëve, komunitetit dhe i Diasporës në përgjithësi, lidhen pazgjidhshmërisht me ecjen përpara të të gjithë shqiptarëve. Ne kemi potencial profesional në të gjitha sferat dhe duhet t’u ofrojmë mundësinë për bashkëpunim dhe përfaqësim. Koha ka ardhur tani”.

By admini