Shkruan Qani  Osmani                                             

 

Fillimi i shekullit XXI karakterizohet me faktin se trojet shqiptare po përjetojnë një periudhe tranzitore: atë të ndërimit të sistemeve nga ai socialisto-komunist në kapitalizëm, respektivisht në sistemin e vlerave globaliste apo të asaj që sot, quhet sistemi politik demokratik dhe ekonomia e tregut. Me daljen e shtetit univerzal të qytetërimit, njerëzit e tij duke menduar se kjo duhet të jetë forma apo mënyra e jetesës duke u përshtat me kohën moderne. Ky tranzicion normalisht sjell ndryshime jo vetëm në rrafshin social, kulturor por edhe në rafshin besimor. Ajo që më shqetëson më shumë është se shoqëria moderne shqiptare po përballet me ndryshime të vazhdueshme në marrëdhënjet e njeriut me familjen dhe shoqërinë. Ky trekëndësh social duket se po bëhet më i brishtë dhe i papërcaktuar. Vetë raportet e njeriut me këto dy institucione të sigurisë morale, kanë ndryshuar ndjeshëm në dekadat e fundit. Shumë dukuri të relacioneve të njerëzve tanë në kohën e qytetërimit modern janë të pangjashme në krahasim me familjen dhe shoqërinë tradicionale shqiptare.

Nga pikëpamja morale dhe sociale, familja dhe shoqëria shqiptare momentalisht ndodhet në procesin e komplikuar kaotik të kalimit nga natyra tradicionaliste, nga rolet e dikurshme klasike drejt ndryshimit, përshtatjes me kohën dhe imperativat e qytetërimit modern. Familja shqiptare prej vitesh nuk është më ajo që kemi njohur. Struktura, marëdhëniet, por edhe qasja mbi të ka ndryshuar. E kaluar tashmë është familja me gjysh e gjyshe….ndërsa e sodit përbëhet vetëm nga prindërit dhe fëmijët. Postmodernizimi po shkatron gjithçka që ka vlerë, po e rrënon kulturën tonë fetaro-kombëtare që me dekada dhe shekuj e kemi kultivuar si kombë.

Shoqëria shqiptare e sodit kam përshtypjen se përqafonë vlerat e shoqërive të huaja, fare pa i analizuar apo ndarë se cilat vlera ti bëjmë pjesë të kulturës sonë dhe cilat vlera ti menjanojmë. Nuk duhet të bëhet pjesë e jetës çdo gjë që duket e bukur dhe joshëse, sepse ndonjëher dukjet që janë tërheqëse mundet që realisht të jenë me pasoja fatale negative. Rinia shqiptare sot në emrin e modernizmit po mundohet të imitojë kultura të ndryshme dhe po harrojnë veten e tyre. Sot i riu shqiptar dhe e reja shqiptare ndjekin trendet moderne në aspektin e pamjes, veshjes, dëfrimit, degjenerimit duke menduar dhe synuar që janë në hapë me modën e shekullit të ri. Për të qenë në hapë me kohën nuk është e thënun të ndjekësh vetëm modën e veshjes, dhe dukjes,pjesë e kulturës së përgjithshme është të harxhojshë kohë në bibliotekë, të shkosh në kinematë, teatrotë e qytetit të jeshë pjesë e shoqërisë civile me kontribute intelektuale, po pse jo edhe të pishë një kafe në kafiterit e qytetit me familje apo me shoqëri.

Indikatorët kryesor që inicojnë prishjet morale janë mediat me përmbatje rozë përfshirë këtu edhe rrjetët sociale të cilët çdo ditë i përcjellim dhe lexojm. Bombardimi që i bëhet njeriut të sotëm me reklama, filma komercial dhe emisione të pavleshme, e ndjekë atë kudo, duke mos e lënë që të marrë frymë për asnjë çastë. Njeriu humb ndijimin e realitetit, kalon në hiper-realitet dhe bie nën ndikimin e medieve. Mediat dhe shtypi rozë paraqesin materiale joshëse që në thelbë janë shkatëruese. Paraqitja dhe realiteti janë dy gjëra të ndryshme, dhe të kundërta çdo gjë që na paraqitet nuk është çdo herë ashtu si paraqitet mundet që realiteti të jetë komplet ndryshe pra duhet analizuar gjërat. Rinia është begatia më e madhe dhe më e çmueshme e një kombi. Pa një rini të shëndoshë, një komb nuk ka perspektivë të ndritur. Rinia e popullit shqiptar ka kohë që gjendet në udhëkryqet e saj.

Modernizimi i popullit shqiptar në përgjithësi më duket shumë i tepruar, po mundohemi të bëhemi më perendimorë se vetë populli perendimorë. Shoqëria jonë shqiptare ka vlerat e veta, ne kemi kulturën tonë të lavdishme të ndërtuar mbi baza fetare e kombëtare kthehuni në origjinalitet ta kërkojmë vetëvetën, nuk na duhet kopjim i vlerave të huaja negative që na prishin shoqërinë dhe familjen.

Shqiptarët kudo që të jenë nuk duhet që në emrin e lirisë së tepruar apo të drejtave të tepruara të keqëpërdorin lirin duke e bërë atë të pakufishme, skajshmërisht sepse liria e pakufishshme nuk mundet të quhet njerëzore, sepse është liri e kafshës, liri që nuk njeh turp, moral, sjellje etj. Për çdo gjë duhet të kemi kufi të caktuar, mos të lejojmë kulturën e huaj ta përvetësojmë duke pasur identitetin dhe kulturën tonë kombëtare, duhet patur kujdes se si përshtatemi me jetën sepse, depërtimi i kapitalizmit mbart në vetvete edhe rrezikun për vendet që janë në tranzicion, që mund të humbasin rolin e tyre në ruajtjen e vlerave kombëtare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

By admini