Zbulohet anija në Liqenin e Shkodrës

Mungesa prej më shumë se tre muajsh e reshjeve ka ulur ndjeshëm nivelin e Liqenit të Shkodrës, duke nxjerrë në sipërfaqe një anije luftarake, të fundosur rreth 100 vite më parë. Mendohet se anija është fundosur gjatë luftimeve të zhvilluara në fundin e Luftës Ballkanike ose fillimin e Luftës së Parë Botërore. Anija është e tipit me avull dhe ka një gjatësi prej rreth 20 metrash dhe gjërësi afër 4 metër. Që nga koha e fundosjes, është hera e parë që kjo anije shfaqet thuajse e plotë në sipërfaqen e Liqenit të Shkodrës. Specialistët e monumenteve të kulturës thonë se ajo është një relike e rëndësishme, që duhet ruajtur dhe restauruar, në funksion të zhvillimit të turizmit në Liqenin e Shkodrës, që është edhe më i madhi në Ballkan. /voa/

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10155603525619536/

By admini