Shkruan Nikë Gashaj
Çështja e përfaqësimit politik të pakicave kombëtare është ndër problemet qendrore të përfaqësimit demokratk, sepse prek në vetë themelet e demokracisë – të parimit të barazisë politike, nga e cila rrjedh dhe e drejta për përfaqësim të barabartë. Nëse pakicat nacionale nuk janë të përfaqësuara në mënyrë proporcionale, atëherë ka të bëj me një regjim politik të pabarabartë dhe të privilegjuar për shumicën në të cilin një pjesë e njerëzëve qeveris apo sundon mbi të tjerët, kurse një pjesë tjetër të qytetarëve u është marrë e drejta e përfaqësimit politik në mënyrë demokratike dhe adekuate.
Participimi politik i pakicave kombëtare është objekt i rregullimit dhe në Koventën kuader të Këshillit europian për mbrojtjen e pakicave kombëtare(1995.). Në nenin 15 të Konventës janë përcaktuar detyrat e shteteve kontraktuese” të krijojnë kushte të nevojshme për pjesëmarrjen efikase të pjestarëve të pakicave kombëtare në jetën kulturore, shoqërore dhe ekonomike, si dhe në punë publike, në veçanti të atyre që drejtpërdrejtë u përkasin”.
Ekzistojnë më shumë koncepte, modele dhe mekanizma të ndikimit dhe të pjesëmarrjes të pakicave kombëtare në pushtetin shtetëror në vende të ndryshme, sikurse janë: zgjedhjet dhe sistemet zgjedhore të sigurimit të veçantë të drejtpërdrejtë të përfaqësimit të pakicave, të autonomive dhe trupave këshillues. Sistemet proporcionale zgjedhore mundësojnë një shkallë më të latë të përfaqësimit të interesave të ndryshme në Parlament.
Ato mundësojnë përfaqësimin parlamentar të partive të vogëla dhe të pakicave kombëtare.
Në Europë ekzistojnë zgjidhje të ndryshme kushtetuese – politike të përfaqësimit politik të pakicave kombëtare. Duke u nisur nga përfaqësimi politik vetëm i disa pakicave autoktone deri te kyçja e të gjitha pakicave, nga sistemi i përfaqësimit të veçantë të pakicave me një njësi të veçantë elektorale deri te zgjedhja e përfaqësimit të pakicave në kuader të sistemit të përgjithshëm zgjedhor(zgjedhjet proporcionale me lista partiake etj.).
Në sistemet zgjedhore proporcionale, sigurimi i përfaqësuesëve të pakicave nacionale në organet zgjedhore të pushtetit më së lehti arrihet ashtu që për parti të pakicave dhe për kandidatat e tyre zvogëlohet ose/krejtsisht heqet pragu zgjedhor. Sigurimi i përfaqësuesëve të pakicave nacionale është i mundur të arrihet dhe me formimin e njësisë së veçantë zgjedhore të pakicës në të cilën pjesëtarët e pakicës nacionale janë sëpaku shumicë minimale në kuadër të numrit të përgjithshëm të elektoriatit. Me qëllim të sigurimit të përfaqësimit të veçantë të pakicave nacionale zgjedhjet kryhen në bazë të regjistrimeve të veçanta të votuesëve nga strukturat e pakicave kombëtare. Në disa sisteme zgjedhore këta votues kanë vetëm një vot, duke ua lënë atyre të drejtën e përcaktimit për të votuar për kandidatin e pakicës apo për kandidatin nga njëra nga listatë tjera partiake. Në sisteme të tjera votuesit nga struktura e pakicave kombëtare kanë të drejtë për votimin e dyfishtë, ashtu që mund të votojnë, si dhe votuesit tjerë për kandidatë nga çdo listë tjetër, si dhe përpos asaj dhe për kandidatin e vetë të pakicës nga e ashtuquejtura lista e pakicës.
Në zgjidhjet e tilla të llojllojshme parashtrohet pyetja e pikënisjes dhe të kriterve për krijimin e modelit të përfaqësimit politik të pakicave kombëtare. Ajo, gjithsesi nënkupton respektimin e standardeve të përgjithshme, por dhe orientimin e përcaktimin për ato zgjidhje të cilat në mënyrë më të plotë do të shprehin gjendjen, karakteristikat dhe nevojat e mjedisit në të cilin do të zbatohen. Ardhja deri te këto zgjidhje duhet të bëhet në mënyrë demokratike. Marrja demokratike e vendimeve nënkupton pushtetin e shumicës, por pushtetin e ashtuqujtur të shumicës së kufizuar e cila respekton të drejtat e barabarta të tjerëve dhe e cila e ka marr si detyrim një sjellje demokratike gjatë ushtrimit të punëve publike.
Të drejtat e përcaktuara të pakicave duhet të jenë të siguruara me sitemin juridik dhe për ato nuk duhet të merren vendime sipas parimit të shumicës, për shkak të mundësisë së majorizmit. Por vendimet për ato duhen të merren në pajtim me përfaqësuesit e pakicave, pra duke zbatuar demokracinë konsensuale.
Njohjet nga shkencat bashkëkohore politike tregojnë, se në përfaqësimin kolektiv në organet e pushtetit shtetëror ka të drejtë, para së gjithash: ajo pakicë kombëtare autoktone e cila është historikisht dhe sistematikisht e lërur pasë dore në zhvillimin dhe afirmimin e në pikëpamje materiale dhe shoqërore; e cila dallohet prej shumicës dominuese të popullësisë të shtetit përkatës, përkah prejardhja e etnicitetit, gjuhës dhe alfabetit, historisë, kulturës etj. sikurse është nacionaliteti shqiptarë në Mal të Zi. Meqenë shqiptarët nuk kanë pas mundësi të shkollimit në gjuhën amtare deri më 1945., çka nuk ka qenë e rastit me nacionalitete të tjera në Mal të Zi. Pa dyshim ajo ka pasë pasoja afatgjata në zhvillimin arsimor, kulturor, shoqëror dhe ekonomik të shqiptarëve në Mal të Zi. Andaj, shqiptarët në Ma të Zi, edhe pse janë pakicë autoktone, specifike historike dhe kulturore, akoma gjinden në një pozitë materiale dhe shoqërore të papëlqyeshme.
Sikurse është e njohur me vendosjen e sitemit shumëpartiak në Mal të Zi pas vitit 1990, një pjesë e shqiptarëve janë organizuar në parti qytetare. Kurse në anën tjetër janë formuar dhe disa parti nacionale. Mirëpo, shtrohet pyetja: sesi të sigurohet përgjegësia e përfaqësuesëve shqiptarë, si të arrihet që ata me të vertetë tu sherbejnë interesave të popullit shqiptar në Mal të Zi.
Në partitë qytetare zbatohet modeli i tillë që në strukturën e përaqësuesëve politikë të ketë përfaqësues të cilët në mënyrë deskriptive të kenë veçori të pakicave kombëtare, prandaj dhe të shqiptarëve. Një përfaqësim i tillë do të thotë se në trupin ligjëdhënës të ketë antarë të cilët i takojnë ndonjë pakice nacionale edhe pse ajo nuk i ka zgjedh, por trupi i pergjithshëm elektoral. Në anë tjetër, ata janë kandidatë të partive të ndryshme të ashtuquejtura qytetare dhe në mënyrë parimore duhet të zbatojnë programet dhe kërkesat e partive që u takojnë. Prandaj, prej përfaqësuesëve të tillë as që mund të pritet që ti përfaqësojnë interesat e pakicave kombëtare.
Në anën tjetër, në teorinë politike partitë nacionale paraqesin një institut demokratik në artikulimin e interesave kombëtare. Mirëpo, shtrohet pyetja: partitë nacionale a i përfaqësojnë interesat nacionale gjithherë në mënyrë konsekuente , dhe nëse i realizojmë, në çfarë mase atë e bëjnë, apo ndonjëra prej tyre vetëm vetmashtrojnë se atë e bëjnë, derisa në të vertetë sendertojnë interesat e veta të veçanta, respektivisht të udhheqësive të tyre, dhe atë jo rrallë në dëm të popullit të cilin e përfaqësonjë apo kishte me u dashtë ta përfaqësojnë.
Përfundim: Më në fund, shqiptarëve në Mal të Zi nuk u duhen shumë parti politike nacionale, por më së shumti dy Parti të forta kuadrovike, të cilave nuk do tu mungojë profesionalizmi dhe përgjegjësia politike. Fatkeqsisht, këto cilësi, shikuar në përgjithësi historikisht nuk i kanë stolisur dhe karakterizuar përfaqësuesit politikë shqiptarë në Mal të Zi.
( Autori është politolog, themelues dhe kryredaktor i revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore “Malësia”)