Nga Jelldez Deva – New York

 

 

NEW JERSEY : “A mund të shuhet ndonjëherë një jetë që ishte si rrezja e qiririt, gjithmonë duke e dashur dashurinë, bujarinë dhe lumturinë. Kur telefoni rrinte i qetë deri në orët e hershme të mëngjesit, nuk prisja asgjë, por zërin e saj duke thënë “Ejani për kafe”, siç më ka thirrur gjithmonë dhe unë do të vrapoja për “kafen” dhe për të folur me të, duke biseduar me tone të zemrës, duke qeshur dhe duke pirë kafen së bashku. Por kësaj rradhe, pra më 2 Shtator, ditën e martë ja që nuk ishte më zëri i saj, ishte lajmi i kobshëm, se ajo shoqja ime e ngushtë, na kishte lënë për udhëtimin e saj të përjetshëm në amshim”, shkruajti në një “The Morning Breeze – In Memory of Lirije Erbeli” veprimtarja Shqipe Malushi.

 

Më 2 shtator u nda nga jeta aktivistja e njohur shqiptaro amerikane Lirie (Beqiri) Erbeli, e cila ishte një udhërrëfyese si për familjen e saj, ashtu edhe për gjithë kombin shqiptarë.

 

Liria, ka emigruar në SHBA në vitin 1968 bashkë me të shoqin Rexhep “Rexi” Erbeli.

 

Si dy mësimdhënës, që vinin nga shkolla shqiptare, Liria nga Mitrovica – Kosovë dhe Rexi, nga trevat shqiptare në Maqedoni, Dibra e Madhe, vazhduan të rindërtojnë dhe japin kontributin e tyre në shtyllat e arsimit shqip në SHBA, duke qënë bashkë me veprimtarë të tjetrë, të komunitetit, figrura të njohohura si mësimdhënsit e parë, dhe ata që hapën shkollat e para të gjuhës shqipe, në Nju Jork ( Staten Island, Brooklyn, Bronx, Manhattan e Queens).

 

Lili si i thërrisnin asaj filloi e punon që në ditët e para në Amerikë, si mësuese në NYC Board of Education, në vitin 1988 dhe punoi aty nëpër shkollat e ndryshme të qytetit, deri sa në vitin 2009 ajo doli në pension.

 

Poashtu, Lili dhe Rexi të dy tashmë të ndjerë, ishin të dalluar për ruajtjen dhe kultivimin, përhapjen e gjuhës shqipe, në mesin e fëmijeve të komuniteti, duke punuar vullnëtarë me vite të tera për mësim-lexim – duke i ndihmuar fëmijët shqiptarë, të cilët në kohën e sundimit sllavo – kuminist i kishin të pa mundësuara athere lidhjet e tyre me Shqipërinë , Kosovën e trojet shiptare, pra që nuk e njihnin fare gjuhën shqipe, ose shumë pak.

 

Lili për 20 vjet rresht ishte aktiviste dhe një ndër themelueset e para të Organizatës së Gruas Shqiptare në SHBA, “Motrat Qirijazi” me bazë në Neë York.

 

Ajo ndihmoi dhe kontriboi e sidomos ishte zëmër hapur për të gjithë shqiptarët që kishin nevojë për strehim në muajët e para, kur vinin në SHBA, zakonisht disa prej tyre ishin edhe musafir i pritjes bujare në shtëpinë e Lirije dhe Rexhep Erbelit.

 

Për kontributin e saj, së fundi Lirija, u dekorua nga Organizat “ Motrat Qiriazi “me Titullin “Exceptional lifetime contribution ëomen’s excellence” me 4 Mars 2017

 

“Çmimin Mirënjohje Jetësore”- “ Life Time Recognition Aëard”, veteriania e arsimit shqip, në Kosovë, veprimtaria e dalluar, në SHBA, zonja Lirie Erbeli, bijë Mitrovices, dhe një nuse dibrane, ja ka dhën asaj, Alda Mosko, z/vendës Presidente e AAëO, e cila e vlerësoi lart kontributin e Lilit ndër vite , si në Kosovë, Dibër të Madhe e deri në Nju Jork, ku edhe mbylli jetën e saj.

 

Mikpritja dhe bujaria për Lilin ishin momente me te cilat ajo ndihej e lumtur qe mund ti afronte cilido shqiptar ndihmë dhe përkrahje.

 

E ndjera Lirije Erbeli vdiq në Nju Xhersi, e rrethuar nga vajzat, dhëndërrurët, nipat e mbesat dhe u varros me 5 Shtator në varrezat qytetare “Rosedale Rosehill Cemetary” në East Edgar Road – Linden NJ

 

 

 

By admini