Prodhuesit në komunën e Ulqinit do të kenë përherë përkrahjen e strukturave komunale
Kryetari i Komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij pritën në një takim prodhuesit agrarë, të cilët shprehën shqetësimin e tyre për prodhimet e ndryshme që hyjnë në treg ilegalisht, duke i bërë atyre konkurencë dhe duke nënvlerësuar prodhimet vendase, kështu mësohet në një kumtesë për opinion nga Komuna e Ulqinit.
Kryetari Cungu shprehu gadishmërinë e tij dhe paralajmëroi ndërmarjen e të gjitha masave të nevojshme , dhe angazhimin e shërbimit të inspeksionit me qëllim që kjo dukuri të ndërpritet. Ai edhe me këtë rast vecoi se prodhuesit tanë dhe prodhimet e tyre janë primarë. Për këtë cështje u fol edhe në takimin e këshillit koordinues per përcjelljen e sezonit turistik.Përfaqësuesi I Policisë kufitare tha se nuk bëhet fjalë për kalime të mallrave ilegale nëpërmes kufitare Sukubin-Muriqan.
I njëjti paralajmëroi shtimin e masave për të penguar cdo formë të kalimit të mallrave dhe produkteve ilegale. Në takimin me prodhuesit agrar u ra dakort që ata të shesin prodhimet etyre bujqësore përgjatë rrugës së Shtojit