Kulla e Balshajve

Reportazhi : Udhëtim nëpër tokat shqiptare

 

Nga Uqini Beqir SINA

 

Në të njëjtin qytet kurr nuk mundet të “banojnë” emri i Nëna Terezes me Marshall Titon ose Pllaka përkujtimore Kosovë-Ulqin që kujton atë shpërgnguljen biblike të shqiptarëve të Kosovës, dhe mikëpritjen e madhe të ulqinakëve, në maj qershor 1999, me “Vëllazërim-Bashkim”, ose “Solidaritetin” e kohës së vdekur të sllavo kmunizimit.

 

 

ULQIN : Duke vizituar këto ditë Ulqinin me të vërtet ndihesh i mrekulluar, sidomos për çdo vizitor që e viziton këtë qytet për her të parë, ndjenjat shtohen dhe bëhen të pa përshkruara në këtë qytet ku këto ditë ka “zbarkuar” e gjithë bota .

 

Edhe shqiptarët e Amerikës, ka sjellur këto ditë pak Nju Jork, Nju Xhersi, Florida, Detroit, apo Kanada, pa llogaritur ata ulqinak që vijnë për çdo ditë si me qenë në Ulqin, megjithse jetojnë në vende të ndryshme të Europës.

 

Ulqini me bukurin e qytetit, ajrin e pastër dhe natyrën e virgjër, për atë mrekullinë që të jep Ana e Malit, e cila qendron si një kurorë për rreth qytetit me plot gjelbërim, duke i dhënë më shumë jet qytetit me rrugë të pastra, me ndriçim dhe me lulishte në të dy krahët, restorantet dhe hotelet , njerëzit bujar, dhe shumë të dashur, e me shumë humor.

 

Ulqini me faktorë natyral të jashtëzakonshëm, det të pastër dhe të kthjellët, plazhe me rërë mjekuese, ujë mineral- sulfurik, baltë mjekuese, klimë bregdetare, i cili është edhe nji vendsherim ideal natyror me cilësi të larta dhe e njohur në botë.

 

Pra vendi ku çdo gjë këtu është mjaft e bukur dhe e mrekullueshme, saqë duket s edhe vet Zoti e ka bekuar këtë vend! Qyteti dhe rrethib e tij Ana e Malit ku dora e njeriut shifet se ka punar dhe ka ditur ta shfyrtëzojë këtë dhurat të natyrës dhe këtyre njerëzve, Shqiptarve.

 

Në Ulqin, dhe anën e Malit, si çdo sesion këtu këto ditë të bie në sy përgatitja dhe puna e madhe e Komunës Ulqin – autoritetet të cilat duket se kan punuar shumë, që të presin edhe këtë sesion veoror – turismin dhe të presin bashkëvendasit e tyre, nga Amerika, dhe Europa.

 

Mbasi, padyshim turismi dhe vet ulqinakët në Amerikë dhe Europë, po e mbajnë gjallë qytetin e Ulqinit e cila është kryeqëndra e Anës së Malit.

 

Ulqinit ky qtet i lashtë, mijera vjeçar që për më shumë se 100 vjet e shfrytëzojë në mënyrën më përfituese her Podgorica dhe here Beogradi – Seerbia.

 

Në Ulqin e për rreth tij një vend të veçantë, dhe ajo që edhe më shumë tërheqë vizitorët kur vijnë në këtë qytet, janë monementet e shumta të kulturës dhe trusimi.

 

Eshtë, Lista e objekteve të Ulqinit, e cila përmban Objekte kulturore, Objekte historike, Objekte fetare, Objekte edukativo-arsimore, Objekte sportive, Përmendoret, e cila për “fatkeq” është jo pak por shumë kontraverese edhe me vet kohën që po jetojmë vet ne Shqiptarët, sot si në Shqipëri, Kosovë, apo viset shqiptare.

 

Kur viziton Ulqinin sot, nuk mundet t’a kuposh : ngase është Nostaligjia, apo diçka tjetër, ajo që duhet parë me shumë vëmëndje, dhe janë për të ardhur keq me këtë qytet,.

Mbasi si është e mundur që Objektet më të rëndësishme edukativo-arsimore të mbajnë ende këto emra që kanë vdekur një her e përgjithmon për ne shqiptarët si për shembull :- Shkolla e Mesme e Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim”, Shkolla Fillore “Boshko Strugar”- Shkolla Fillore “Marshalli Tito”, Çerdhja “Solidariteti” të mbeten ende në Ulqin.

 

Si mundet që në Ulqinin i cili është 97 përqind shqiptar, të mos flitet kudo shqip, si mundet që në Ulqin ma shumë të gjënden tabela dhe billboards, tabelat e dyqaneve, rrugve, apo qendrave të tjera, janë shkruar në disa vende vetëm në gjuhën serbe e jo në gjuhën shqipe.

 

Si mundet që në Ulqin të rrinë bashkë; Përmendorja e të Rënëve të Luftës së Dytë Botërore, Statuja e Nënë Terezës, Pllaka përkujtimore Kosovë-Ulqin që kujton shpërgnguljen biblike të shqiptarëve të Kosovës, dhe mikëpritjen e madhe të ulqinakëve,në maj qershor 1999, me “Vëllazërim-Bashkim”, me “Boshko Strugar”- me “Marshallin Tito”, apo me “Solidaritetin”.

 

 

Lista e Objeketeve më të rëndësishme në qytet :

 

 

Shtëpia e Pashës
Ura e Klleznës
Shtëpia e Vojvodës
Hamami i Ulqinit
Kulla e Ballshajve
Sahat Kulla
Pallati i Venedikut

Objekte fetare
Kishë-Xhamia
Xhamia e Lamit
Xhamia e Bregut
Xhamia e Kryepazarit
Xhamia e Namazgjahut
Xhamia e Pashës
Xhamia e Detarëve
Kisha ortodokse e Shën Nikollës
Kisha katolike e Shën Jozefit
Tyrbja e Fanit
Tyrbja e Resulbegve
Tyrbja e Manajve

 

 

Objekte edukativo-arsimore

 

Shkolla e Mesme e Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim”
Shkolla Fillore “Boshko Strugar”
Shkolla Fillore “Marshalli Tito”
Çerdhja “Solidariteti”

 

Objekte sportive

 

Stadiumi “Olympic”
Stadiumi “Safari”
Salla “Marshalli Tito”
Salla “Vëllazërim-Bashkim”

 

Përmendore

 

Përmendorja e të Rënëve të Luftës së Dytë Botërore
Statuja e Nënë Terezës
Pllaka përkujtimore Kosovë-Ulqin

By admini