Udhëtim nëpër trojet Shqiptare – Ana e Malit, Shasi

 

Nga Ana e Malit Beqir SINA

Shasi edhe një mrekulli tjetër e këtyre trevave shqiptare…..

 

 

Ana e Malit – Shasi : 22 kilometra nga Ulqini, dhe në pikën e fundit të lidhjes kufitare me Shkodrën – Shqipëri, midis malit Rumia dhe lumit Buna, gjendet një liqen i veçantë Shas (SASI).

 

6 kilometra i gjatë, i rrethuar nga flora tipike e liqenit “Liqeni Shas” është një tërheqje unike për turistët e huaj dhe shqiptarë, që vijnë çdo ditë të vizitojnë këtë atraksion të mrekullueshem natyrorë, me një numër të madh i anglers që mund të gëzojnë këtë mjedis unik, të pasur me peshk, ngjala dhe bretkoca!

 

Dhe, një vendqendrim unik i shpendeve të lloj-llojshëm i njohur edhe në Europë për sa i përket Flowers dhe Faunes së këtij liqeni

 

Gjëja e parë që vëreni kur kaloni pikën kufitare në Muriqan – Sukubinë nga drejtimi i Shkodrës për në Ulqin, të bien në sy një varg fshatrash të Anës së Malit, që ashtu si ka emrin dhe fshatrat shtrihen sikur i ke pikturuar njëri pas tjetrit vendosur anës së malit.

 

Mbasi kalon Sukubinën, përpara të shfaqet dhe qyteti i vogël i Vladimirit – duke iu afruar një rruge të ngushtë të liqenit që është një pejsazh shumë mikpritës, joshës dhe i këndshëm.

 

Fshatrat e Anës së Malit, janë pothuajse karakteristik dhe të ndërtuar sipas të njëjtit stil. Ato, pra shtëpit e vjetra që kan mbetur shumë pak, karakterizohen nga gjelbërimi, bimësia e ulët dhe muret e gurit apo me tulla mbuluar me tjegulla të kuqe.

 

Duke kaluar nëpër këto fshatra, ku dora e këtyre njerëzve bujar dhe mikpritës, ka ndyshuar gjithëçka nga jeta e tyre, nuk ka si të mos mahnitesh kur vizitonë Anën e Malit dhe Ulqinin të cilat duket se edhe Zoti vet i ka bekuar.

 

Shumë ndërtime të bukura të shtëpive dhe hoteleve, e lokaleve të bukura, në të gjithë zonën mbajnë edhe vulën e ulqinakve, dhe anamalasve në kurbet, në Auastrali pak, dhe në Europë, deri në Amerikë e Kanada, ku kan emigruar shumica e tyre.

 

Ky sesion është ai që i bën bashkë të gjithë këta mërgimtarët nga këto anë, të cilët së bashku me familjet e tyre, edhe më fëmijët e lindur në Amerikë, Europë e Australi, vijnë dhe kalojnë pushime të gëzuara dhe që i joshin ata të vijnë prap, nga se ata e duan dhe janë shumë krenar për këtë vend.

 

Duke udhëtuar nëpër këto vise shqiptare mbasi kemi marrë disa kthesa nga rruga nacionale, papritmas na shfaqet përpara Liqeni i Shasit, në perimetrin e liqenit që gjithçka ndryshon aty për aty !

 

Menjëherë , shikon për rreth teje kodrat dhe malet përreth, fushat pjellore, kullotat dhe kallamat e gjata – nga të cilat duket sikur merr frymë e gjithë zona deri në anën tjetër të lumit Buna, ku ndodhen zonat e nën/Shkodrës.

 

Sytë drejtuar nga liqeni shohin gjithëçka, përveç se uijit dhe kallamat e gjata, zbulojnë se prapa diku rreth një kilometer vijë ajrore ose më pak ka qenë një kufi, shqiptaro – shqiptar në kohën e sundimit komunist që i ndau padrejtësisht shqiptarët .

 

Duke udhëtuar me anije nëpër liqen është një përvojë unike!

 

Kufiri me Shqipërinë duket pak, megjithatë, mund të kuptoni se liqeni ka qenë para 27 vjetëve dhe “Liqeni i vdekjes”. Liqeni ku kan humbur jetën qindra të rinjë e të reja shqiptar nga Shkodra, e rrethet e tjera, të cilët ëndrronin lirinë, per ta gjetur atë edhe me një tentativë sublime për t’u arratisur, e cila ka qenë pothujase një pengesë e pakapërcyeshme e rojeve të kufirit të ushtrisë shqiptare, dhe klonit e telave me gjemba .

 

Mirëpo, nëse planifikoni një argëtim njëditor, me përmbajtje të pasur (piknik, ecje, notim në liqen, ushqim të pasur dhe të shëndetshëm, rides me motor dhe varkë, duke fluturuar me një varkë me motor, aktivitete rekreative, futboll – atëherë liqeni Shasit, duket se është një nga rekomandimet më të bukura në vizitën tuaj në Anën e Malit

 

Pas një qëndrimi në kët anë mali duke renduar mbas gjithëçkaje, për rreth duke fotografura si një i “uritur” për bukë, më vonë, patëm rastin me kolegun tim nga Nju Jorku, Skënder Pali dhe dy fëmijët e tij Agronin dhe Arbenin, të qendrojmë për një darkë në Restaurant “Shasi”, një loakl ky që shërben dhe si muze popullor me disa objektet e vjetra të foklorit dhe traditës së Anës së Malit.

 

Gjëja e parë që do të dëgjonim nga kamarjerët e restorantit mikpritës, është për tu njohur për legjendën e kësaj zone, të cilën ne do të përpiqemi të tregojmë në këtë shënim mbi udhëtimin tim në Trojet Shqiptare.

 

Një nga mbretërit e parë që sundonte pjesë të Malit të Zi ishte mbreti Vladimir. Historia e Mbretit të mirënjohur, për fisnikërinë e mbretit që e dha jetën e tij në robëri, Bullgaria pushtoi Simeonin 2 për të shpëtuar popullin e tij.

 

Tregimi thotë më tej se në thellësitë e burgut, vajza e Simeon, Kosara, ra në dashuri me Vladimirin dhe e shpëtoi jetën duke u martuar me të burgosurin e të atit.

 

Vladimir u verbua në paraburgim dhe se ai do të rivendoste vizionin Kosara duhej të ndërtonte 365 kisha, për çdo ditë të vitit! Ajo zgjodhi vetëm liqenin Shas dhe rrethinën e tij dhe ngriti kishat dhe tempujt .

 

Liqeni Shas është një vend ideal për ekskursion ku mund të bëni një piknik të mirë, të luani futboll, të notoni në ujin e pastër dhe të ngrohtë të liqenit; Ju mund të ngasin dhe anije të vogla ose varkë.

 

Një përvojë unike për të përzënë kanalin i cili është i vetmi akses në liqen. Kanali ishte gërmuar rreth 300 metra dhe është mbuluar me kallam të dendur ndërsa në sipërfaqen e ujit përhapen lule zambak uji. Në ujë të pastër vazhdimisht mund të shihni mostrat e peshqve të lumenjve.

 

Përndryshe, liqeni është i pasur me peshq, e cila në se u hahen mund t’i gjeni në restorant, i cili specializohet kryesisht me prodhime liqeni dhe fruta deti peshq të detit dhe fruta të natyrës.

 

Shasi :

Shasi (malazisht: Šas/Шас, në kohën mesjetare: Svač/Свач) është vendbanim rural në Anën e Malit, Komuna e Ulqinit. Në literaturë ndeshet me emra të ndryshëm, si: Suatio, Suaço, Sovacci, Svacio, Scaç, Fshas, Saffazi etj.
Qyteti mesjetar i Shasit gjendet në pjesën verilindore të Ulqinit në një lëndinë mbi Liqenin e Shasit . Tani qyteti është vetëm gërmadhë e pabanuar me njerëz. Si i tillë konsiderohet ndër qytetet më atraktive “të vdekura” në bregdetin Adriatik.

 

Lashtësia

 

Sipas pozitës së kësaj kështjelle e cila ishte në afërsi të Liqenit të Shasit në fushën pjellore dhe në rrugën romake Olcinium-Scutarum, me sa duket ka qenë vërtetuar sikur gërmadhë që në kohën e ilirëve. Jo larg qytetit, në fshatin Shas është gjetur amfora antike ovoide e cila ka shërbyer për varrosje, e pak më larg në lokalitetin Gjeret, tek Liqeni i Zogajve edhe gjurmët e vendbanimit primitiv të ilirëve, çka dëshmon se kjo trevë ka qenë e banuar që në periudhat e hershme historike.

 

Mesjeta

 

Shasi për herë të parë në dokumente të shkruara përmendet në shek. IX si qytet peshkopal (latinisht: Svacia Civitas). Rreth vitit 1183 e pushtoi Stefan Nemanja dhe bashkë me qytetet tjera ia bashkangjiti Rashkës. Mongolët e shkatërruan tërësisht në vitin 1242, ndërsa e rindërtoi mbretëresha Helena Anzhuine. Plotësisht u shkretua kur u pushtua nga osmanët në vitin 1571.

 

Sipas Marin Bicit, në vitin 1610 Shasi ka pasur 365 kisha, që përkon me numrin e ditëve të një viti, por sot në këto rrënoja mund të dallohen vetëm tetë kishë nga të cilat dy janë më të mëdhaja: katedralja e Kishës së Shën Gjonit, e ndërtuar me stil gotik dhe Kisha e françeskanëve të Shën Mërisë, të lashta rreth 1300 vjet.

 

Të gjitha kishat në Shas kanë qenë të zbukuruara me dekorime arkitektonike dhe freska, e në disa edhe tani dallohen gjurmët e ngjyrave në mure. Pjesët e mbetura të fortesës gjenden në shkrepa mbi Liqenin e Shasit, kurse paralagjja në vazhdim kah perëndimi.

 

Hyrjen në qytet me sipërfaqe prej 15 hektarë e kanë bërë të mundshëm dy porta. Hulumtimet e para arkeologjike të qytetit të Shasit janë bërë në tetor e nëntor të vitit 1985. Me këtë rast u gjetën rreth pesëdhjetë monedha metalike, nga të cilat një e arit, tri të argjendta, kurse të tjerat janë të bronzta. Tri paratë më të vjetra janë nga periudha bizantine nga fundi i shek. XII deri në mesin e shek. XIII.

 

Nga koha e qeverisë së Nemanjës janë dy copa parash – bizantin e serb; monedhat e shumta nga qytetet fqinje i takojnë çerekut të fundit të shek. XIV, ndërsa nga tri monedha metalike janë të Tivarit, të Kotorrit dhe të qytetit të panjohur.

 

Zbulimet më të vjetra nga qyteti i Shasit i takojnë periudhës parahistorike. Periudha antike nuk është vërtetuar në Shas. Disa copëzime helenike të qeramikës që janë gjetur në pjesën lindore të Shasit tregojnë se është e mundshme që në atë pjesë të tij të gjendet një shtresë helenike. Qyteti mesjetar u formua në kohën e hershme të periudhës bizantine, kurse zgjati në kontinuitet deri me paraqitjen e turqve, respektivisht përafërsisht deri me pushtimin e Shkodrës ose edhe më vonë.

 

Mjaft të pasur janë zbulimet e vorbëisve, edhe pse nuk janë të përfaqësuara të gjitha epokat. Më së shumti janë gjetur enë shtëpiake. Copëzat e shekullit VI janë të pakta , por me siguri besohet se ato i takojnë rrafshit ilir nga koha e Marvikisë dhe Iraklisë. Vorbësia sllave është e përfaqësuar në të gjitha shtresat nga shek. VII deri në shek. XI. Gati e gjithë vorbësia shtëpiake e shekullit të hershëm mesjetar i takon rrafshit kulturor serb, por kah fundi i jetës së Shasit vërehet prezenca e enëve të importuara, me siguri me origjinë venedikase.

 

Zbulimet e stolive nuk janë të pranishme vetëm si separate në varreza, por edhe në shtresa. Në stoli bizantine bëjnë pjesë qaforet me margaritar xhami, vathë e thjeshtë, unazat, tri pulla korale e disa katramëza. Gjatë gërmimit janë gjetur edhe shumë sende tjera nga hekuri, midis të cilëve pjesë nga pajime shtëpiake: (veriga, pyka, çivi, brava e të ngjashme) pastaj pjesë të arm

 

Në vitin 1985 Akademia e Shkencave të Serbisë me nguti nderpreu hulumtimet, kur vërejten se kan të bëjnë me nji qytet të lashtë shqiptarë.Sipas prof. Aleksander Qilikov në muzeun etnografik të Ulqinit ruhen 100objekte nga qyteti i Shasit.

 

Përveq Shasit në periudhen veneciane rreth Liqenit të Shkodres ishin edhe qytet : Trishti, Danja dhe Sarda.

By admini